Mjedis FSHF-je… nga rojet e sigurisë, tek frika e zyrtarëve nga media

Share Button

FSHF-logo-Jona-Dervishi

Nga Adriatik Balla 29.09.2015 13:45

Diçka serioze duhet të ketë ndodhur në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, apo të paktën për sa kohë janë rritur ndjeshëm parametrat e sigurisë. Nëse më parë personi i sigurisë ishte “i padukshëm”, dje kishte zënë pozicion mbulimi në hollin pritës të institucionit, duke dëshmuar se diçka nuk shkon normalisht dhe është krejt e pazakontë. Tensioni në prag të ndeshjes me Serbinë është shumë i madh dhe kjo është e dukshme.

Dalja në skenë e krizës së debitorëve ndaj FSHF-së në Kategorinë e Dytë duket qartë të jetë një manovër e federatës dhe krerëve të saj për të larguar vëmendjen nga situata e vështirë e biletave, të cilat nuk kanë shkuar në duart e tifozëve, por njerëzve me pushtet, ose sekserëve të federatës. Po ashtu, FSHF është nën presionin e opinionit për rezultatin, ashtu sikurse ekipi kombëtar, të cilit i duhet medoemos fitorja ndaj serbëve.

Të gjitha këto nuk janë të rastësishme dhe përbëjnë një gamë ngjarjesh dhe situatash që lidhen me patjetër me dy ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve, por edhe me presionin që po bie tek presidenti dhe zyrtarët e tjerë të lartë të këtij institucioni. Është ora 10:30, mbërritja e gazetarit të të përditshmes shqiptare, gazetës “SOT” në FSHF nuk pritet me sy të mirë. Është thënë dhe më herët se gazetarët janë krijesa më e keqe për zyrtarët e federatës.

Kërkesës së tij për të marrë të dhëna mbi arsyet e një ndërhyrje të tillë për ndërprerjen e ndeshjeve të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit në fillim nuk i përgjigjet askush, me arsyetimin “madhor” se zyrtarët janë të zënë. Më pas vjen punonjësja e marrëdhënieve me median. Pas buzëqeshjes së saj piktoreske dhe të papërsëritshme, shfaqet një nervozitet jo i pakuptimtë, i cili në fytyrën e bukur të punonjëses merr karakter dramatik.

Pas insistimit të gazetarit për të marrë informacionin e kërkuar, më në fund shefi i sektorit të garave Lysien Nurishmi, i vetmi në dy dekada që ruan integritetin e tij në FSHF dhe i vetmi që në fakt të sqaron për çfarëdo që ta pyesësh, arrin të qartësojë situatën. Në fund, rikthimi i buzëqeshjes së punonjëses nuk lidhet me qartësimin dhe dhënien e informacionit, por me largimin e gazetarit nga ambientet e zyrave përballë ambasadës amerikane.

Sot FSHF është si bunker, ku informacioni, edhe pse me ligj në interes të publikut, jepet me shumë vështirësi. Shkurt: FSHF u bën luftë mediave, sepse ajo i trembet pisllëkut të vet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh