Gjergj Vyshka 07.12.2015 17:55
Për Mirjan Hakanin nuk kanë munguar nga të gjitha anët. Kështu Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në një postim në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook” do të shkruante: “Komuniteti Sportiv në Shqipëri është njoftuar dje për ndarjen nga jeta e figurës së mirënjohur të peshëngritjes dhe sportit shqiptar Mirjan Hakani”.
“KOKSH i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e të dashurit të tyre, por gjithashtu komunitetit sportiv që nuk do të ketë pranë një kontribuues dhe bashkëpunëtor. U prehsh në paqe Mirjan Hakani”, – ka përfunduar ngushëllimi i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila ka shkruajtur po në profilin e saj në “Facebook”: “Ngushëllimet më të sinqerta dhe mirënjohje të thellë për Hakanin dhe familjen. Njeri fjalëpak dhe shpirt të madh. I paharruar qoftë kujtimi i tij”.
Por një vlerësim ka ardhur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila ka marrë pjesë në homazhet për nder të Mirjan Hakanit. “Është një ditë zie për sportin pasi shuhet një legjendë, një emër i madh, por vepra e tij është shembull për të gjithë sportistët, jo vetëm për peshëngritësit”, – deklaroi Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit.