Mirjan Hakani, portret në kujtimet e miqve, bashkëkohësve & rivalëve

Share Button

Mirjan-Hakani-portreti-trofete

Gjergj Vyshka 13.01.2016 15:25

Pak javë nga ndarja nga jeta të ish-kampionit dhe ish-shefit të klubit të Partizanit, miqtë e tij kanë kujtuar ngjarjet më të bukura me të, sepse Miri ishte i të gjithëve dhe bënte për të gjithë.
Gëzim Sinemati – “Miri e ka siguruar përjetësinë e tij sepse e afirmoi veten jo vetëm në sport, por dhe në art. Ishte njeri i veçantë, aq sa dhe atje në reanimacion në momentet e fundit kërkonte të bënte humor. Pra iku duke qeshur. Ai ishte njeri polivalent, sepse jo vetëm që u kujdes për familjen e tij, por dhe për shokët e miqtë e tij. Ne do ta kujtojmë dhe e kujtojmë çd ditë, pra jo vetëm në këtë 40 ditësh të ndarjes me të, apo pas gjashtë muajve, por gjatë gjithë jetës. Mirjan Hakani duhet kujtuar ndryshe dhe iku ashtu siç i takon”.
Agim Ahmeti – “Ne jemi njohur nga fakti që kemi qenë në një tubim vëllezër bashkë, që është bërë në Kosovë në kulmin e luftës së 1999. E vuri edhe emrin e tij në Kosovë. Një njeri i madh dhe për mua do të mbesi gjithnjë vëllai i vogël”.
Qirjako Qirko – “Për Mirin nuk mund të rrish pa folur. Kam 50 vjet miqësi me të dhe nuk mund ta mendosh që nuk është më. Ka lënë një emër kudo. Aktivitetet masive të tij ku bashkoi politikanët e të gjithë spektrit, apo dhe sportistët me artin, do të thotë që ky vend bëhet. Dhe respekti juaj për të e dëshmon më së miri”.
Rezarta Reçi – Mes emocionesh dhe dridhjes së zërit kanë ardhur kujtimet e gazetares së Neës 24 dhe prezantueses së “Arratia e Peshkut të Kuq” për Mirjan Hakanin. “Ishte një njeri brilant dhe na ka mësuar shumë për sportin. Ishte kampion jo vetëm në peshëngritje, por në të gjitha drejtimet. Më mungojnë telefonatat e tij, bisedat në kafe. Dhe shprehja klasike “a të keqen vllai”, ndërsa çdo herë do ta mbyllte edhe me një puthje të dorës që zorr se e bënte njeri. Ne e kemi pasur subjekt të emisionit, por Arratia e Peshkut të Kuq do t’i kushtojë edhe një herë një emision special, sepse ishte një njeri i veçantë”.
Fred Gjata – “Shoqëria me të është e zgjeruar. Kemi lindur në një ditë dhe në një datë. U bëmë miq edhe duke neglizhuar ndonjë të metë. Nuk është vlerësuar puna e tij me sportin dhe artin, ndonëse ka vlerësuar shumë figura, ndërsa Telat Agolli do ta cilësonte një kupë të vogël “Oskar shqiptar nga Mirjan Hakani”. Ka një emër të mrekullueshëm dhe dinte të mbante ngarkesë. E unë këtë Oskar shqiptar do t’ia dorëzoj të birit, sepse Mirjan Hakani ishte një Oskar”.
Mirush Kabashi – “Të rroni e ta kujtoni dhe të rrojmë e ta kujtojmë”. Kështu i ka nisur kujtimet e tij Artisti i Merituar, Mirush Kabashi. “Ai ka bërë shumë. Mirëserdhet pas 40 ditësh për ta kujtuar atë. Ai ishte kënaqësi për të tjerët dhe i jepte kuptim jetës me të qeshurat e tij. Perla e tij ishin dhjetë sportistet e shekullit, ndërsa të gjithë i futi me pajton në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” si rrallëherë. Ju duhet të jeni krenar për babain keni, sepse zemra e tij shkonte edhe familjen, edhe për shoqërinë”.
Agron Duka – “Ishte një sportist cilësor dhe e karakterizonte grinta që ai kishte. Më 1996 jam njohur, ndërsa më ka thirrur për të dorëzuar një kupë për një nga figurat më të mira sportive. Kujtimet më të mira për të, sepse ishte njeri me botë”.
Vladimir Gjonaj – “Unë jam njohur me të shumë herë, ndërsa më 1980 kemi qenë bashkëkoleg në shkollën Mihal Grameno. Bashkëpunimin e kemi pasur edhe kur ai ishte për herë të fundit shefi i klubit shumësportësh Partizani. Mbahet mend për gallatat e humorin e tij. Dhe atëherë kur ishe i mërzitur dinte ta kthente gjithçka në humor. T’i uroj familjes jetë të gjatë, nënës pleqëri të mbarë, të rrojmë dhe ta kujtojmë”.
Astrit Omeri – I vetmi që ka bërë vërejtje për Televizionin Shqiptar, sepse sipas tij i takonte atij institucioni të bënte dokumentarin për Mirjan Hakanin, një figurë që ka pasur bashkëpunim me këtë institucion. “Unë e kam njohur kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa si i vetmi operator sportiv ndiqja aktivitetet. Brezi i tij, së bashku me Aleksandër Kondon dhe Erlin Nikollën u kthyen në simbole të sportit shqiptar. Buzëqeshja e tij ishte karakteristike”.
Lluka Heqimi – “Sporti do ta ketë të vështirë të gjejë një person si Mirjan Hakani. Ai do të iki në parajsë, ndërsa ne do të jetojmë me kujtimet e tij”.
E në fund ka ardhur dhe përshëndetja e familjes nga djali, Jurgen Hakani, kurse gjithçka përmblidhet në një frazë: Mirjan Hakani, mjeshtri i pavdekësisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh