Mirdita & Partizani, “dorë për dore” në gjysmëfinale nga grupi A

Share Button

AlbanianSport.com 01/12/2018 21:50

ASNN – Veprimtaria e dytë e rrjetës së vajzave, Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra, ka mbyllur të dielën në mbrëmje fazën e saj eliminatore, e cila u zhvilluar me sistem grupi, dhe nga ku dolën 4 skuadrat gjysmëfinaliste që do të vazhdojnë më tej betejën për këtë trofe.

Kështi, Partizani mposhti pasdite me lehtësi 3-0 Lushnjën në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale. Takimi i luajtur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit ishte një formalitet për vajzat kryeqytetase, të drejtuara nga trajneri Roland Tarja.

Të kuqet e kryeqytetit e dominuan plotësisht takimin në të 3 setet, duke i fituar dy të parat bindshëm, me të njëjtat shifra, 25-13. Përtej një përpjekjeje, por pa forcën e duhur, të myzeqareve  në setin e tretë, Partizani fiton 3-0, ndërsa Lushnja e mbyll këtë veprimtari pa asnjë fitore, në vendin e fundit.

Partizani e mbylli në kuotën 7 pikëve, po penalizohet nga setaverazhi më i dobët përballë Mirditë, që fitoi gjithashtu 3-2 në takimin e fundit të grupit, të luajtur në mbrëmje  në Durrës ndaj Teutës. Ekipi rrëshenas ka po 7 pikë, por një setaverazh 9-4, mjaftueshëm më të mirë sesa ai 8-3 i Partizanit, të cilin, për më tepër, e ka mundur 3-2 në përballjen direkte.

 

Kupa e Shqipërisë

Volejboll – Femra

 

Grupi A

 

Dita e parë, 30 nëntor 2018:

 

Partizani – Teuta                   3-0

(25-19, 25-12, 25-19)

 

Mirdita – Lushnja                  3-0

(25-10, 25-11, 25-19)

 

Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:

 

Lushnja – Teuta                    1-3

(12-25, 25-21, 15-25, 11-25)

 

Mirdita – Partizani                 3-2

(25-18, 25-17, 18-25, 17-25, 15-11)

 

Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:

 

Partizani – Lushnja              3-0

(25-13, 25-13, 25-21)

 

Teuta – Mirdita                       2-3

(25-22, 14-25, 15-25, 25-23, 12-15)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Pikë

  1. Mirdita            3          3          0          7 9-4
  2. Partizani        3          2          1          7 8-3
  3. Teuta              3          1          2          4
  4. Lushnja         3          0          3          0

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh