Miratohet Rezoluta në të cilën përfshihet edhe mosdiskriminimi i sportistëve

Share Button

AlbanianSport.com 29/11/2018 17:25

ASNN – Asambleja e Përgjithshme e ANOC-së (Shoqatës Ndërkombëtar i Komiteteve Olimpike) ka miratuar të enjten Rezolutën e 23-të të saj, gjatë punimeve të Asamblesë që për dy ditë radhazi u mbajtën në Tokio të Japonisë. Ndër pikat e shumta të përfshira në Rezolutë, janë edhe ato që kanë të bëjnë me diskriminimin e sportistëve në lidhje me pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare.

“ANOC mbështet plotësisht qëndrimin e IOC-së (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha garat ndërkombëtare pavarësisht situatave politike”, thuhet në njërën nga pikat e Rezolutës. Në një pikë tjetër shkruan se: “ANOC qëndron në mënyrë të vendosur prapa frymës së Rregullës 40 dhe u kërkon të gjitha Komiteteve Olimpike Kombëtare që të sigurojnë mbrojtjen e drejtave të Komiteteve tjera Olimpike Kombëtare gjatë periudhës së Lojërave”.

Me një fjalim të fortë kundër diskriminimit të sportistëve, asambleistëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili kërkoi nga Komitetet Olimpike dhe Federatat Ndërkombëtare, të mos ju jepet organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare shteteve që nuk respektojnë të gjithë sportistët me të drejta të barabarta.

Pjesë e Asamblesë ishin edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Shazivar Haxhijaj, të cilët gjatë dy ditëve patën takime me presidentin e IOC-së, Tomas Bah, ish-presidentin e ANOC-së, Sheikh Al Sabah, si dhe takime të shumta me kryetarë të Komiteteve Olimpike Kombëtare, kryetarë të Federatave Ndërkombëtare, etj.

Pikërisht këtë muaj, boksieres Donjeta Sadiku iu mohua pjesëmarrja në kampionatin botëror në Indi, pasi qeveria e këtij vendi nuk i dha vizën hyrëse ekipit të boksit të Kosovës. Krahas boksit, edhe karateistët nuk u lejuan t’i përdorin simbolet shtetërore të Kosovës në botërorin e mbajtur në Madrid të Spanjës në fillim të këtij muaji, por që më pas me insistimin e IOC-së, qeveria e Spanjës mori vendim të njoh simbolet shtetërore të Kosovës në garat sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh