AlbanianSport.com 12.01.2017 12:20
ASNN – Luftëtari fitoi miqësoren e parë të fazës përgatitore turke. Skuadra gjirokastrite, surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, mundi me rezultatin 4-3 kazakët e Ordabasit, në sfidën e zhvilluar të mërkurën në Antalia.
Sulmuesi i ri Kristal Abazaj ishte më i spikaturi në këtë sfidë. 20-vjeçari fillimisht barazoi dhe më pas përmbysi rezultatin me 2 golat e realizuar. Behar Ramadani dhe Rezhinaldo ishin shënuesit e tjerë për Luftëtarin.
Një nisje me humbje për Flamurtarin që u mund me rezultatin 0-2 nga një tjetër skuadrën nga Kazakistani, Toboli. Në këtë takim trajneri Gentian Mezani eksperimentoi me formacionin.
Ai ka aktivizuar si titullar blerjen e janarit, mbrojtësin Ivan Jakovljeviç. Synimi i trajnerit të vlonjatëve është të ketë sa më shumë konkurrencë në çdo repart. Luftëtari dhe Flamurtari janë 2 nga 6 skuadrat e Superiores që po stërviten në Antalia të Turqisë.