Miqësoret dimërore të basteve? Hije trukimi për Skënderbeu-Den Hagë 0-2

Share Button

Skenderbeu-Den-Hag-garrumull

AlbanianSport.com 13.01.2015 19:55

ASNN – Supozohen të jenë prova të vlefshme stërvitore për të matur pulsin e skuadrave gjatë pushimit dimëror, por shpesh janë shndërruar në një mollë sherri, apo thënë shqip, në bela. Bëhet fjalë për ndeshjet miqësore dhe sikundër ka ndodhur shpesh në vitet, madje edhe në ndeshje zyrtare, janë skuadrat shqiptare ato që përfliten për trukime rezultatesh.

Rasti më i fundit është ai i mediave holandeze kanë publikuar ditën e djeshme një lajm sipas të cilit flitet për dyshimet që kanë hasur në lidhje me ndeshjet miqësore të klubeve të kampionatit holandez, të cilat ndodhen në Spanjë për fazën përgatitore. Mes ndeshjeve të përmendura, ato kanë hedhur dyshimin në takimin mes ADO Den Hagës dhe Skënderbeut, ndeshje kjo e zhvilluar më 7 janar, e mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të holandezëve.

Ata i referohen një kompanie që merret me Sigurinë e Sportit ndërkombëtar dhe sipas kësaj kompanie, për këtë ndeshje ka dyshime për fiksim rezultati. Për një gjë të tillë kanë reaguar si klubi holandez ashtu edhe përfaqësues të Skëndërbeut, të cilët janë shprehur të befasuar nga ky lajm, pasi ky takim, sipas tyre, nuk ka patur as dyshimin më të vogël.

Gjithsesi, mediat holandeze jo vetëm kanë theksuar fluksin e lëvizjeve në baste për këtë ndeshje gjatë 90 minutave, por kanë shtuar se shpesh këto ndeshje miqësore që zhvillohen në faza të tilla përdoren për trukime. Skëndërbeu është skuadra e vetme shqiptare që po zhvillon fazën përgatitore në Spanjë dhe ka zhvilluar disa ndeshje të rëndësishme miqësore.

Korçarët i kanë humbur të gjitha këto ndeshje, 0-5 me Klyb Bryzh, 0-2 me ADO Den Hagën dhe 0-4 me Ostenden. Edhe për ndeshjen e parë me belgët u fol për trukim rezultati, por gjithçka mbeti në kuadër të spekulimit mediatik, ndërsa në rastin e holandezëve, akuzat janë më të forta. Nesër, Skëndërbeu do të luajë miqësoren e fundit të programuar ndaj Frajburgut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh