AlbanianSport.com 10.09.2016 19:05
ASNN – Apolonia e ka humbur miqësoren e radhës, atë të luajtur në Fier përballë Albpetrolit të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Patosarakët kanë shënuar me anë të Arapit në minutën e 51-të dhe të Hatisë në atë të 56-ën, ndërsa për fierakët gjendja nuk duket e mirë e demonstruar kjo dhe në ndeshje të tjera miqësore.
Dhe për pasojë askush nuk është i kënaqur me këtë ekip. Ndërkohë, Turbina, të premten paradite në Pezë-Helmës, ka luajtur miqësoren e radhës, ndërsa ka qenë përballë Partizanit B, që e ka mundur skuadrën cërrikase 4-3.
Për Turbinën golat janë shënuar nga Bërdufi dopietën dhe Dadaj. Pavarësisht humbjes, Turbina ka bërë një ndeshje të mirë, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të ketë dhe disa përforcime.