AlbanianSport.com 16/02/2021 10:55
ASNN – Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ndeshja miqësore mes ish-futbollistëve të të dyja vendeve do të luhet të martën, më 16 shkurt 2021 në orën 12:00 në stadiumin e KF 2 Korrikut. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje.
Një ndeshje që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike. Në listën e lojtarëve të ftuar për këtë̈ ndeshje në radhët e kuqezinjve janë emra si Blendi Nallbani, Artur Lekbello, Elvin Beqiri, Nevil Dede, Ervin Fakaj, Ansi Agolli, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodjan Duro, Altin Lala, Alban Bushi, Erjon Bogdani, Agustin Kola, Bedri Omuri.
Por edhe Ardjan Aliaj, Afrim Tole, Altin Haxhi, Geri Çipi, Hysen Zmijani, Redi Jupi apo Skënder Gega, ndërkohë që në stol do të jenë dy emra të tjerë të mëdhenj Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari. Për shkak të situatës së krijuar nga epidemia apo edhe impenjimeve personale një pjesë e ish-futbollistëve të Kombëtares të kontaktuar nga FSHF për këtë ndeshje e kanë pasur të pamundur pjesëmarrjen.
Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për
ndeshjen miqësore Kosove-Shqipëri, datë 16.02.2021