AlbanianSport.com 03.03.2016 17:05
ASNN – Për të 7-in vit radhazi, veprimtaria sportive ndërkombëtare, Kupa “Panajot Pano”, ka mbledhur në Tiranë, gazetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Gjermanisë. Për të nderuar këtë legjendë të futbollist shqiptar, është zhvilluar një kampionat minifutbolli, në fund të të cilit do të shpallet edhe fituesi.
Kupa “Panajot Pano” në minifutboll ka mbledhur sërish gazetarët shqiptarë, kosovarë, maqedonas dhe ata gjermanë. Nën sloganin “Pano luajmë për ty”, ka nisur edicioni i 7-të i kësaj veprimtarie sportive e kthyer tashmë në një veprimtari “ndërkombëtare”. Gazetari i “Deutsche Welle”, Bahri Cani, tregon për Televizionin Shqiptar rëndësinë që i japin kësaj veprimtarie.
Ndërsa gazetari i RTK-së në Kosovë, Milaim Krasniqi, thekson se vlerësimi që kanë ata për figurën e Panajot Panos, ka bërë që të mos mungojnë në asnjë edicion të këtij aktiviteti. Për të nderuar këtë legjendë të futbollit shqiptar, gazetarët e “Deutsche Welle”, RTK Kosova, TV Art Tetovë Maqedoni, TV Shkodra, TV Durrësi, Tring, Ora News dhe TVSH kanë zhvilluar një miniturne, në fund të të cilit do të shpallet edhe fituesi i këtij trofeu.