Milori: De Biazi, me grup më solid, Kombëtarja sot, skuadër & lojtarë listash (II)

Share Button

AlbanianSport.com 22/03/2019 18:10

ASNN – Futbolli shqiptar përjetoi ditët e fundit një dramë të vërtetë si pasojë e dhunës në stadiume e ku viktimë e dhunës ishin gjyqtarët, ndërkohë që sistemi duket të ketë degraduar në një pikë ku i gjithë ingranazhi i funksionimit është me probleme. Që ky sistem nuk është korrekt e tregon edhe lista e lojtarëve të Kombëtares e hartuar nga trajneri Kristian Panuçi, një listë që ngjall debat dhe që ka brenda saj prurje që nuk e meritojnë dhe nuk ka brenda saj të rinj që mund të ishin të perspektivës.

E sado që mediat flasin, sado që specialistët vënë gishtin mbi “plagë”, sado që njerëzit e futbollit e thonë fjalën e tyre, duket se të gjithë rrahin “ujë në hava”, sepse njerëzit që duhet ta bëjnë këtë, kryesisht në FSHF dhe në institucionet sportive shtetërore, “ngrohin” kolltuqet dhe ngrenë dorën sa herë ka zgjedhje të presidentit e komitetit ekzekutiv, pa e vrarë mendjen asnjë minutë se në çfarë gjendje të rëndë ndodhet sporti në Shqipëri, përfshi dhe futbollin.

Për të gjitha zhvillimet e fundit, Gazeta “SOT” intervistoi ish-lojtarin e Dinamos dhe Kombëtares Arben Milori, i cili prej kohësh fajëson sistemin e ngritur keq dhe “shinat” e gabuara ku operon futbolli shqiptar, sidomos me akademitë, infrastrukturën, trajningun, etj. Kjo është intervista e plotë e ish-futbollistit dhënë të përditshmes në fjalë, intervistë të cilën AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Të mos i ikim Kombëtares, sepse së shpejti nisin eliminatoret e Euro-2020. Panuçi nuk dha shenja të mira në Ligën e Kombeve. Është thënë vazhdimisht që jo çdo lojtar i madh bëhet dhe trajner i madh. Përtej kësaj, çfarë prisni nga eliminatoret e radhës? A mendoni se mund të shkojmë në Evropian?

– Ky (Panuçi) erdhi pas De Biazit dhe kur merr një skuadër që ka qenë pjesëmarrëse në fazën finale të një Evropiani, duhet të paktën, minimumi, të ruash të njëjtin nivel. Por unë dua ta mirëkuptoj, pasi ai nuk ka nga grupi i Evropianit të shkuar gati 50% të skuadrës. Dua të them se De Biazi pati një grup më të konsoliduar, kurse sot Kombëtarja është një skuadër dhe lojtarë listash. Kjo gjë prodhon mungesë vazhdimësie dhe kjo është evidente. Panuçi erdhi me plane për të ndërtuar skuadër sulmuese dhe tani ka ndryshuar strategji, pasi dështoi me projektin e parë. Ideja për të pasur skuadër sulmuese i ra poshtë, sepse nuk iu përgjigj grupi. Panuçi nuk pati në dispozicion lojtarë që mund ta realizonin idenë e tij dhe tani ka kuptuar që duhet t’i kthehet mbrojtjes. De Biazi ishte i suksesshëm sepse ndërtoi një skuadër me mbrojtje solide, ndërsa Panuçit i duhet të ndërtojë një skuadër miks, gjë që kërkon kohë dhe shumë punë.

 

– Çfarë kërkon ky projekt, konkretisht?

– Projekti që një skuadër të funksionojë mirë në mbrojtje dhe në sulm kërkon me patjetër kohën e vet dhe natyrisht shumë punë. Nuk mjafton një grumbullim disaditor, sikurse ndodh sa herë vijnë ndeshjet e përfaqësueses. Duhet punuar më fort me lojtarët, duhen ndjekur në rrugëtimin e tyre në skuadrat ku aktivizohen. Rezultatet nuk vijnë rastësisht, ato kërkojnë punë të madhe, rezultatet e Kombëtares kërkojnë strategji. Minimalisht një strategji që të mos turpërohemi me rezultate të thella e të rënda. Ju e dini, ne si skuadër përfaqësuese në tërësi nuk është se kemi pasur ndonjë kulm përveç “Euro 2016”-ës në Francë. Në të shkuarën s’na është ndarë vendi i parafundit apo i fundit. Kështu që suksesi kërkon punë të madhe dhe strategji. Mund t’ia dalim edhe në këto eliminatore, sigurisht, nëse trajneri krijon një grup solid, me lojë të kujdesshme e rezultatet e duhura.

 

– Në të gjitha sportet kolektive në Shqipëri gëlojnë sportistët e huaj, përfshi dhe futbollin. Madje presidentët e klubeve synojnë të rrisin numrin nga 4 në 6. Kështu humbasin të rinjtë vendas dhe vihet në dyshim progresi. Cili është mendimi juaj?

– Prania e të huajve duhej të sillte cilësi dhe spektakël, gjë që mungon, prandaj prania e të huajve në sportin tonë po kthehet në regresive. Në vend që të bëjmë hapa para, bëjmë hapa prapa. Të bësh propozime për rritjen e numrit të të huajve është si të legjitimosh regresin, sepse kështu redukton numrin e të rinjve vendas, të cilëve u heq një mundësi. Nëse të huajt paguhen, atëherë pse këto para të mos shkojnë për të rinjtë tanë? Sporti jep shëndet, është investim në edukim, në shëndetësi dhe në fusha të tjera të jetës. Unë jam vetëm për dy futbollistë të huaj në fushë, maksimumi, koordinuar me futjen e 2 ose 3 futbollistëve 18-vjeçarë nga ekipet e të rinjve.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh