Milani, vetëm 2-2 në Beograd, Crvena Zvezda e ndal me 10 lojtarë

Share Button

AlbanianSport.com 18/02/2021 20:55

ASNN – Italianët ndalen në një barazim nga Crvena Zvezda e mbetur me 10 lojtarë. Milani nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 2-2 në Beograd përballë Cërvena Zvezdës, në takimin e parë të çiftit të tyre, të vlefshëm për turin e 32-shes së Ligës së Evropës. Kjo ndeshje u soll drejtpërdrejt në RTSH 1, ndërsa në kanalin RTSH Sport kanë ardhur drejtpërdrejt, në një maratonë thuajse 4-orëshe, të gjithë golat e të 16 takimeve të mbrëmjes.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten me ndeshjet e para të 16 çifteve të turit të 32-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Si çdo të enjte evropiane, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH 1 ndeshjen më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Cërvena Zvezdës dhe Milanit, ndërsa në kanalin RTSH Sport kanë ardhur drejtpërdrejt, në një maratonë thuajse 4-orëshe, të gjithë golat e të 16 takimeve të mbrëmjes.

Takimi i zhvilluar në Beograd ka parë t’i anulohen dy gola në 10 minutat e para Milanit, falë Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), por skuadra italiane e ka gjetur golin 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, falë një devijimi të futbollistit vendas, Pavkov. Me epërsinë minimale të miqve është mbyllur pjesa e parë, por me fillimin e të dytës, miqtë barazojnë shifrat, falë një 11-metërshi të saktë të Kangasë. Por Teo Hernandez rikthen Milanin në epërsi në minutën e 71-të, me një 11-metërsh të saktë në krahun tjetër.

Detyra e Milanit u duk se u bë më e thjeshtë 13 minuta para fundit, kur Rodiç mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga loja me karton të kuq, duke e lënë skuadrën serbe me 10 lojtarë. Por, pikërisht në minutat shtesë, është Pavkov që korrigjon veten për autogolin dhe 11-metërshin e shkaktuar, që shënon dhe i jep një barazim 2-2 Cervena Zvezdës përballë Milanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh