AlbanianSport.com 18/03/2021 22:55
ASNN – Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten me takimet e kthimit të turit të 16-shes. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në RTSH 1, takimin më të spikatur Milan- Mançester Junajtid, që është fituar nga anglezët 1-0.
Ndërsa në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:00, e deri në ora 23:00, kanë nisur të transmetohet drejtpërdrejt të gjithë golat e mbrëmjes. Në fakt, takimi i para një jave, i luajtur në Stadiumin “Olld Traford” të Mançesterit është mbyllur në barazim 1-1, duke e lënë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit.
Në barazi të plotë, por me rrjeta të paprekura, është mbyllur 45-minutëshi i parë, por ai i dyti ka parë anglezët ta gjejnë menjëherë golin, edhe falë mefshtësisë së mbrojtjes vendase për të larguar topin në zonë, por edhe për vendosjen e gabuar dhe mungesën e vëmendjes nga portieri Domaruma.
40 minutat e mbetura dhe ato shtesë nuk kanë sjellë gola të tjerë dhe Mançester Junajtid mund Milanin 1-0 në “San Siro” dhe vijon më tej, ndërsa italianët e mbyllin këtu aventurën e tyre kontinentale.