AlbanianSport.com 13/12/2018 23:15
ASNN – Ka rezultuar një “tragjedi greke” ndeshja e fundit e grupit F për Milanin në Ligën e Evropës, pasi skuadra italiane është mundur 1-3 përballë Olimpiakosit, duke u eliminuar kështu nga veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit. Milani është mundur 1-3 të enjten në ndeshjen e fundit të grupit F të Ligës së Evropës, duke u eliminuar kështu nga veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit.
Në fakt, ka qenë një përballje me dy tablo krejt të kundërta ajo e zhvilluar në Stadiumin “Karaiskaqis” të Athinës dhe e sjellë për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pasi pjesa e parë ka qenë kryesisht e varfër, si në lojë, ashtu edhe në raste. Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo ka rrezikuar në dy raste brenda dy minutash në fillim.
Ndërsa në krahun tjetër, skuadra vendase do ta vërë në provë Reinën me një goditje të lirë, por gardiani spanjoll i portës së italianëve, ka reaguar mirë. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ka qenë krejt ndryshe dhe, pas një ore lojë, Sise do t’i kalojë grekët në epërsi, duke zgjuar shpresat për kualifikim. 10 minuta më pas, në të 70-tën, Olimpiakosi do të ndezë stadiumin.
Një devijim i Zapatës do ta çojë topin në rrjetë dhe tanimë janë grekët në turin tjetër dhe italianët të eliminuar. Por brenda vetëm 120 sekondash, Zapata e shlyen gabimin, dukle shënuar golin që, deri në ato çaste dërgonte Milanin në turin e 32-shes. Megjithatë,nuk ka përfunduar ende, pasi një 11-mtërsh i fituar nga grekët në minutën e 80-të, shndërrohet në gol nga Fortunis.
Përtej përpjekjeve të dëshpëruara, Milani vuan një tragjedi greke në Athinë, duke u eliminuar për shkak të golaverazhit, ndërsa Olimpiakosi shoqëron real Betisin në turin tjetër.