Milani në udhëkryqin e parë sezonal, 4 sfida vendimtare për kuqezinjtë

Share Button

AlbanianSport.com 28/10/2021 18:40

ASNN – Kuqezinjtë kanë 4 përballje të rëndësishme në 3 javë. 28 pikë të arrira nga 30 të mundshmet, megjithë emergjencën konstante dhe infermierinë plot. Milani i trajnerit Pioli e ka nisur mjaft mirë Serinë A në sezonin 2021/22, por në 3 javët e ardhshme, kuqezinjtë do të tregojnë zyrtarisht veten dhe synimet e veta në fushë. Duke nisur nga vizita në Romës, kundër verdhekuqve të Murinjos, më pas derbin me Interin e për ta mbyllur në fushën e Fiorentinës. Pa harruar edhe ndeshjen me Porton në “San Siro” në Ligën e Kampioneve.

E për t’ia dalë mbanë në këto përballje, Milanit i duhet të mbështetet edhe në rikthimin e futbollistëve nga infermieria. Ibrahimoviçi tashmë është rikthyer zyrtarisht dhe minutazhi në lojë do të rritet gradulisht nga ndeshja në ndeshje. Hernandez e ka kaluar “Covid-19”-ën dhe u aktivizua në pjesën e dytë kundër Torinos, ndërsa futbollisti tjetër i negativizuar nga “Covid-19”, Brahim Diaz do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli në ndeshjen kundër Romës. Por spanjolli sigurisht që nuk do të jetë në formën e tij më të mirë.

Ai mbetet sidoqoftë një mundësi e rëndësishme për Piolin në mesfushë. Ndërkohë që vetë trajneri pranon se ka lojtarë të tillë si Leao e Saelemaekers që duhet të pushojnë. Ai që nuk do të luajë asnjë nga këto ndeshje të rëndësishme, është protieri Mainjan, rikthimi i të cilit në fushë pritet në 2022-shin. Por nga infermieria e “Milanelos” vijnë sinjale të mira mbi gjendjen e Florenci dhe Mesias, që ashtu si Balo-Turé e Kastijeho mund të jenë midis të grumbulluarve për sfidën në Stadiumin Olimpik. Për ndeshjen e ardhshme do të mungojë vetëm Ante Rebiçi.

Roma, Inter e Fiorentina. Tre ndeshje që mund të krijojnë arratisjen e Milanit në renditje ose mund të lëshojnë sinjale alarmi te kuqezinjtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh