Mesut Ëzilli, katalizatori i formës së shkëlqyer të “Topçinjve” të Vengerit

Share Button

Arsenali-feston-Ezill

AlbanianSport.com 05.04.2015 12:30

ASNN – 7 fitoret radhazi të Arsenalit e kanë çuar skuadrën e Arsen Vengerit pas Mançester Sitit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm edhe ndaj Çellsit në garën për titullin “kampion”. Francezi u shpall trajneri i muajit mars, çmim të cilin e mori për të 14-tën herë në karrierë. Por cilat janë arsyet e kësaj forme pozitive që po kalojnë “Topçinjtë”.

Kthimi i Ëzillit, golat e Zhirudit dhe siguria e Kokëlënit, duket se janë armët e fshehta të Arsenalit. 14 gola në sezonin aktual e bëjnë Zhirudit një hero në Stadiumin “Emirejts”, pasi francezi nuk është vlerësuar asnjëherë për potencialin që zotëron. Herri Kejn, Diego Kosta, Serxhio Aguero & Çarlie Ostin kanë shënuar më shumë se ai por mesatarja e minutave për gol i përket sulmuesit francez nga veriu i Londrës.

Gjithashtu loja e tij në ndihmë të skuadrës e kanë shndërruar në profilik pozicionin e tij. Natyra luftarake e Kokëlënit ndihmoi Arsenalin të fitonte ndeshjen e 11-të nga 13 që mesfushori francezi ka nisur si titullar këtë sezon. Me 35 duele të fituara e 33 topa të rrëmbyer ai lë pas eksperiencën e dyshes Arteta-Flamini që duket se janë në fundin e karrierës tek “Topçinjtë”.

Edhe ndaj Liverpulit, Kokëlëni ishte më i miri në llojin e tij me 4 duele të fituara e 6 topa të rrëmbyer. Diçka që ndihmon shumë edhe lojën e të riut Belerin, si një tjetër surprizë pozitive. Në fund kthimi i të dëmtuarve nga infermieria është gjithnjë diçka pozitive për një skuadër. Por tek Arsenal kjo ndjehet sidomos me kthimin e Ëzillit, me gjermanin në formacion “Topçinjtë” kanë fituar 11 nga 13 të fundit në të gjitha veprimtaritë.

Edhe Liverpul u rinjoh me klasin e gjermanit, i cili ka një gjuhë të veçantë trupi kur zbret në fushë. Loja e kampionit gjerman të botës e lehtëson më shumë gjetjen e golit nga Zhirudit dhe ekuilibron më së miri lojën e Kokëlënit dhe Belerinit. Në këto kushte Arsenal ndan në mes dy skuadrat e Mançesterit në Premier Ligë dhe është edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë (FA Cup).

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh