Mesi apo Ronaldo, më i miri? Këto statistika tregojnë pozitat e tyre këtë sezon

Share Button

AlbanianSport.com 29/12/2018 23:35

ASNN – Rivaliteti për lojtarin më të mirë në botë vitet e fundit është përqendruar në konkurrencën midis dy lojtarëve shumë të talentuar, si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Natyrisht, sulmuesit që shënojnë gola tërheqin më shumë vëmendje se një portier shumë i zoti apo një mbrojtës i talentuar. Shpesh debati për më të mirin është vazhdimisht i hapur dhe relativ. Këtë sezon, ka gjasa që Kilian Mbape të thyejë përfundimisht hegjemoninë e Mesit dhe Ronaldos.

Në kuadër të sezonit 2018-2019, janë marrë në analizë golashënuesit më të mirë në 5 kampionatet më të mira të vendeve evropiane. Një gol në këto kampionate vlen dy pikë për klasifikimin. Në kampionate të ndryshme evropiane ka dhe lojtarë që kanë shënuar më shumë, por ato nuk kanë të njëjtën kuotë si Seria A Italiane, Premier Liga Angleze, Bundesliga Gjermane, Liga 1 Franceze apo La Liga Spanjolle. Dhe në 10-shen më të mirë padyshim kryesimin e mban Lionel Mesi.

Në 15 ndeshje të luajtura, ai ka realizuar 15 gola dhe ka dhënë 10 pasime ideale për gol. Praktikisht, Mesi është futbollisti më efikas i pjesës së parë të sezonit. Ka një koeficient realizimi 1 gol për ndeshje dhe 0.7 pasime ideale për gol, statistika magjepsëse në një prej kampionateve më të fortë në botë. Me dygolëshin që shënoi së fundmi në Serinë A, Kristiano Ronaldo u afrua ndjeshëm, duke shkuar në 14 gola, por Ronaldo ka gjysmën e Mesit me pasime ideale, vetëm 5.

Për më tepër, këto shifra portugezi i ka realizuar në 19 ndeshje të luajtura nga 15 që ka realizuar Mesi. Pra Ronaldo shënon 0.75 gola për ndeshje dhe 0.3 pasime ideale për gol. Lojtari që ka ritmin e Mesit si golashënues me 1 gol për ndeshje është Pako Alkaser i Borusias së Dortmundit, i cili ka realizuar 12 gola në 12 ndeshje, por ai nuk ka dhënë asnjë pasim ideal për gol. Rivalët e tjerë të Mesit, kanë shënuar më pak, sidomos ylli i sezonit të shkuar në Premier Ligë, Mohamed Salah.

Në 20 ndeshje, ai ka realizuar 12 gola, por pas Mesit është futbollisti që ka dhënë më shumë pasime për gol, plot 6 të tilla. Një ecuri fantastike ka dhe talenti francez i Paris SG, Kilian Mbape, që ka shënuar 13 gola në 12 ndeshje, praktikisht koeficientin më të mirë si golashënues. Në tabelën e mëposhtme jepen 10 golashënuesit më të mirë në 5 kampionatet kryesorë të kontinentit të vjetër, ku Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo janë sërish janë në majë.

 

Shënuesit dhe pasuesit më të mirë në Evropë

 

Nr.       Lojtari                         Ekipi               Ndeshje         Pasime për gol         Gola    Pikë

  1. Lionel Mesi               Barcelona      15                                10                    15        30
  2. Kristiano Ronaldo    Juventus       19                                  5                    14        28
  3. Kilian Mbape                        Paris SG        12                                  4                    13        26
  4. Kristof Piatek            Xhenoa          19                                  0                    13        26
  5. Aubamejang             Arsenal          20                                  3                    13        26
  6. Herri Kane                 Totenhem      20                                  3                    13        26
  7. Mohamed Salah      Liverpul          20                                  6                    12        24
  8. Pako Alkaser            B. Dortmund 12                                  0                    12        24
  9. Luka Joviç                 E. Frankfurt   15                                  3                    12        24
  10. Fabio Kualjarela Sampdoria     18                                  5                    12        24

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh