Merr fund “kalvari arab”, Arsid Kruja, tanimë një lojtar i lirë

Share Button

Arsid-Kruja-Laci

Gaspër Marku 24.05.2016 19:35

Mesfushori ka zgjidhur përfundimisht problemet me klubin arab Al Hair Hasa duke marrë miratimin e aktivizimit në sezonin e ardhshëm futbollistik. Kuqeblutë janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratën. Alsid Kruja është tashmë futbollist i lirë dhe që prej së hënës së 23 majit 2016 mund të vendosë përfundimisht se me cilin ekip do të luajë për sezonin e ardhshëm futbollistik 2016-2017. Në këtë mënyrë marrin fund gjithë ato probleme dhe peripeci që përfshinë futbollistin shkodran në marrëdhëniet me klubin arab Al Hair Hasa me të cilin pati nënshkruar një kontratë që nuk rezultoi të ishte e suksesshme.

Largimi nga Vllaznia u bë në momentin e tij më të mirë me premtimin dhe shpresën se ai do të luante në një kampionat të huaj, si ai arab. Qëllimi ishte për t’i shtuar karrierës së tij edhe një përvojë më shumë në ballafaqimin me skuadrat e huaja. Por nuk ndodhi ashtu, sepse gjërat ndryshuan rrugës dhe për arsye të ndryshme menaxhuese, falë njohjes së tyre me drejtuesit e Flamurtarit, kontraktuesit e rekomanduan Krujën që të luante në kampionatin shqiptar me vlonjatët. Më pas edhe një kalim tjetër tek Laçi, aktivizimi i të cilit ishte vetëm në dy fazat e para të kampionatit të kaluar, ku edhe u bë autor i golave.

E më pas vendosi për t’i thënë: “Boll më!”. Sepse kjo bashkëjetesë si futbollist i huazuar nga skuadrat arabe duket sikur nuk po i shkonte për shtat. Referuar asaj që përshkoi Kruja në periudhën e fundit, jo pak herë kemi qenë dëshmitar i ecejakeve të problemit të tij. Madje hera-herës duke e përcjellë edhe në faqet e “Sport Ekspres”. Kështu që, duke mos u zgjatur shumë në këtë situatë të Krujës, duhet thënë se në ditët e para të 2016-tës kur laçianët e prisnin të paraqitej për fazën përgatitore dimërore, shkodrani vendosi të sakrifikojë jo vetëm Laçin, por edhe çdo skuadër tjetër të kampionatin shqiptar, që e preferonte ta kishte në gjirin e saj.

Përfshirë këtu edhe Vllazninë e Shkodrës, që në janar startoi me staf të ri në krye të të cilit ishte Armando Cungu. “Nuk luaj më si i huazuar”, ishte deklarata që Arsid Kruja vendosi t’ia përcillte menaxherit të tij me të cilin nisi një proces jo pak të zorshëm për zgjidhjen e kontratës me klubin arab Al Hair Hasa, i cili posedonte kartonin e tij. Ata e mbajtën peng futbollistin, i cili nuk kishte të drejtë të luante në asnjë kampionat shqiptar, apo të huaj pa miratimin e tyre. Zgjidhja e këtij problemi aq sa dukej e lehtë, kjo dhe nga lajmet që vinin nga diskutimi i çështjes në fjalë, aq sa ishin pozitive, aq ishin edhe shumë të vështira për zgjidhjen e tyre.

Çështja në fjalë mbërriti deri në FIFA ku institucioni në fjalë më së fundi dha drejtësinë e duhur për futbollistin shkodran, duke i dhënë plotësisht të drejtë në pretendimet e tija në moskorrektesë në zbatimin e kontratës së lidhur mes palëve. Lajmi në fjalë, që bën të ditur se Arsid Kruja është futbollist i lirë, ka mbërritur në Shqipëri pikërisht pasditen e së hënës së 23 majit 2016. Natyrisht është një lajm shumë pozitiv për këtë futbollist duke mos qenë më peng i klubit prej të cilit provoi bllokimin e tij deri në këtë periudhë. Nga sa bëhet e ditur procesi i zgjidhjes së këtij problemi do të vijojë edhe më tej mes avokatit të Krujës dhe klubit në fjalë në lidhje me detyrimet financiare të këtij të fundit ndaj shkodranit.

Por që ajo më kryesorja është arritur. Alsid Kruja është futbollist i lirë, ndërsa është në pritje të ofertave, njëra prej të cilave mund të jetë dhe Vllaznia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh