Adriatik Balla 28.07.2015 09:45
Lojtarët e Kombëtares po shfrytëzojnë mundësitë e fundit në merkato për të gjetur destinacion më të mirë në sezonin e ri dhe një pjesë e tyre janë shumë pranë realizimit të objektivave të tyre, pasi kërkohen nga klube cilësore dhe që mund të jenë një sukses për karrierën e tyre në vazhdim.
Mbrojtësi Elseid Hysaj është një prej tyre, pasi kërkohet nga shumë klube në Itali dhe në Gjermani, ku të interesuarit ofrojnë deri në 8 milionë euro për kartonin e shkodranit. Empoli ende nuk ka gjetur marrëveshje me ndonjërin prej klubeve, por deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë.
Sinjalet e dërguara nga klubi nga Genselkirsheni për mbrojtësin shkodran të kombëtares duket se janë ndalur përkohësisht në pritje për të mësuar të ardhmen e Drakslerit nga shitja e të cilit mund të arkëtojë miliona euro. Ndërkohë, edhe mbrojtësi Lorik Cana është në kërkim të një destinacioni të ri.
Dhe Katari duket se është pritësi i kapitenit të Kombëtares tonë. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia një klub në Gjermani ose në Francë për mbrojtësin kuqezi. Pas Elseid Hysajt, Shalke 04-ra ka hedhur sytë drejt një tjetër shqiptari. Në radarët e “Bluve Mbretërorë” është vënë edhe sulmuesi i Bazelit, Shkëlqen Gashi