AlbanianSport.com 06.06.2015 16:45
ASNN – Ditmar Bicaj ka projektuar rikthimin në kampionatin shqiptar dhe për qendërmbrojtësin ka nisur gara.
26-vjeçari, i cili u stërvit gjatë muajit maj te skuadra e Tiranës ka oferta të shumta, duke nisur pikërisht nga bardheblutë.
Vetë futbollisti bën të ditur se ka biseduar me drejtuesit më të lartë të 24 herë kampionëve duke dëgjuar propozimin e tyre.
Gjithashtu fituesi i 4 titujve “kampion” me Skënderbeun ka patur ofertë edhe nga Partizani, duke ndezur derbin pikërisht në merkato.
Por së fundmi në garë për Bicin është kthyer fuqishëm edhe Flamurtari, klub që e kishte si synim edhe në verën e kaluar për ta afruar në skuadër.