AlbanianSport.com 16.06.2015 11:10
Elseid Hysaj është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij, por lojtarët e tjerë shqiptarë të përfolur në merkaton e skuadrave italiane janë Gashi dhe Memushaj, si dhe kapiteni kuqezi Lorik Cana.
Një tjetër lojtar shqiptar që pritet t’i bashkohet Serisë A është Ledian Memushaj. Mesfushori do të largohet nga Peskara, ku ka bërë një sezon mbresëlënës për të veshur ngjyrat e skuadrës aktuale të Hysajt, Empolit.
Elseid Hysaj shijon sezonin e shkëlqyer në Serinë A dhe bëhet gati për kapërcimin e madh në karrierën e tij. Mbrojtësi I kombëtares shqiptare është një emrat më të përfolur në merkaton italiane dhe në garë për të marrë shërbimin e tij janë tre emra të mëdhenj.
Mediat përtej Adriatikut bëjnë të ditur se për lojtarin 21-vjeçar interesohen Napoli, Fiorentina dhe Lacio. Tre klubet kanë nisur kontaktet me Empolin, por destinacioni I ardhshëm I Elseid Hysaj duket se është skuadra napolitane.
Kjo e fundit është e favorizuar edhe nga trajneri i ri Sarri, që gjatë sezonit të fundit e ktheu lojtarin në titullar të padiskutueshëm, i besoi në 36 ndeshje, duke e kthyer në mbrojtësin e majtë më të aktivizuar në Serinë A.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe shifrat financiare, teksa sipas tyre Napoli pritet të paguajë rreth 6 milion euro për kartonin e tij. Ndërkaq, azhdojnë zërat e merkatos italiane edhe për Shkëlzen Gashin.
Jo vetëm Lacio, pasi në garë për sulmuesin e kombëtares shqiptare është futur edhe Fiorentina. Madje është ish-trajneri i tij te Bazeli, Soza, i cili ka vendosur emrin e Gashit në listën e blerjeve të Fiorentinës.
Përsa i përket Lorik Canës, Shalke 04 në Bundesligë mbetet destinacioni më i mundshëm, por nuk kanë munguar ofertat edhe nga Amerika dhe Azia. Një tjetër mundësi është rikthimi te Olimpiku i Marsejës në kampionatin francez, skuadër ku ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.
Ndërkohë, mësohet nga mediat franceze se Cana është vënë në kontakt të drejtpërdrejtë me klubet e këtij vendi, nisur dhe nga eksperienca e shkuar tek Paris SG-ja dhe Marseja.
Mundet që zgjedhja e Canës të jetë Franca për disa arsye, por Shalke 04-ra mbetet preferencë më e kuotuar deri tani në merkato. Në hapat e parë të karrierës, Cana ka luajtur pikërisht në Ligën 1 të Francës dhe ka krijuar një emër të mirë atje.
Sidomos tek Marseja, ku ai ishte lider i padiskutueshëm. Megjithatë duhet pritur fundi i merkatos për të mësuar se ku do të luajë Lorik Cana sezonin e ri, pra në Bundesligën gjermane apo në Ligën 1 të Francës.