Gjergj Vyshka 16.05.2016 07:05
Në Spanjë fiton piloti i “Red Bull”-it, që thyen rekordin e moshës së re të fitores në Formula 1, përpara Raikonenit dhe Vetelit. Fillim i tmerrshëm i garës së Çmimit të Madh të Barcelonës me Rosbergun që parakalon Hemiltonin pas nisjes. Anglezi i jep më fort dhe të dy pilotët e “Mercedes”-it përfundojnë jashtë pistës.
Në krye qëndrojnë pilotët e “Red Bull”-it me Riçiardon e Verstapen i ndjekur nga dy pilotët e Ferrarit, Vetel dhe Raikonen. Në pushimin e dytë, Vetel e Riçiardo montojnë gomat e buta. Kimi e Verstapen presin xhiron e 36-të. Vetel ndalet për herë të tretë dhe monton gomat mesatare. Pushim edhe për Riçiardon.
Një duel i dyfishtë Verstapen-Raikonen dhe Vetel-Riçiardo, pastaj australiani dënohet nga gomat e pasme dhe Vetel është i treti. Ndërkohë, nuk ka dënime e penalitete për pilotët e Mercedesit pas incidentit që i ka nxjerrë jashtë pas kthesës së 3-të në Montmelo.
Drejtuesit e garës, që ishin të rezervuar për vendimin pas fundit të ndeshjes, e kanë cilësuar kontaktin vetëm një moment incidenti gare. Asnjë penalitet pra për Çmimin e Madh të Montekarlos. Tani “topi” është në fushën e ekipeve të makinave për të administruar më mirë këtë situatë të vështirë të krijuar.
Sulmi i Hamiltonit ishte i papritur sepse dukej sikur ishte një akord jo i bukur pas kthesës së parë. Dhe britaniku ka kërkuar falje pas garës ndaj ekipit.
Çmimi i Madh i Spanjës 2016
Renditja e garës:
Nr. Piloti (Kombësia) Skuadra Koha
1) M. Verstapen (Holandë) Red Bull 1h41’40”017
2) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari + 0”616
3) S. Vetel (Gjermani) Ferrari + 5”581
4) D. Riçiardo (Australi) Red Bull + 43”950
5) V. Botas (Finlandë) Uilliams + 45”721
6) K. Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso + 1’01”395
7) S. Perez (Meksikë) Force India + 1’19”538
8) F. Masa (Brazil) Uilliams + 1’20”707
9) Xh. Baton (Britani e Madhe) Mekklaren një xhiro
10) D. Kviat (Rusi) Toro Roso një xhiro
11) E. Gutierrez (Meksikë) Has një xhiro
12) M. Erikson (Suedi) Sauber një xhiro
13) Xh. Palmer (Gjermani) Reno një xhiro
14) K. Magnuson (Danimarkë) Reno një xhiro
15) F. Nasr (Brazil) Sauber një xhiro
Renditja e përgjithshme e pilotëve
Nr. Piloti (Kombësia) Skuadra Koha
1) N. Rosberg (Gjermani) Mercedesi 100 pikë
2) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 61 pikë
3) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedesi 57 pikë
4) S. Vetel (Gjermani) Ferrari 48 pikë
5) D. Riçiardo (Australi) Red Bull 48 pikë
6) M. Verstapen (Holandë) Toro Roso 38 pikë
7) F. Masa (Brazil) Uilliams 36 pikë
8) V. Botas (Finlandë) Uilliams 29 pikë
9) R. Groszhon (Francë) Has 22 pikë
10) K. Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso 12 pikë
11) F. Alonso (Spanjë) Mekklaren 8 pikë
12) S. Perez (Meksikë) Force India 8 pikë
13) K. Magnuson (Danimarkë) Reno 6 pikë
14) N. Hulkenberg (Gjermani) Force India 6 pikë
15) Xh. Baton (Britani e Madhe) Mekklaren 3 pikë
16) S. Vandorne (Belgjikë) Mekklaren 1 pikë
Renditja e përgjithshme e makinave
Nr. Skuadra Pikë
1) Mercedes 157
2) Ferrari 109
3) Red Bull 94
4) Uilliams 65
5) Toro Roso 26
6) Has 22
7) Force India 14
8) Mekklaren 12
9) Reno 6