AlbanianSport.com 26.11.2014 07:55
ASNN – Eqerem Memushi, trajneri i Tomorit të Beratit, të hënën në mbrëmje ka qenë i ftuar në Radio-Televizionin Shqiptar, në emisionin “E Hëna Sportive” të gazetarit sportiv Eno Skarço, që është posaçërisht për Kategorinë e Parë. Ai e ka konsideruar Beratin, por dhe skuadrën e Tomorit, të cilën po e drejton me shumë sukses, si shtëpinë e tij.
“Nëse do të bëhet fjalë për të drejtuar Tomorin dhe Flamurtarin do t’i drejtoja me kënaqësinë më të madhe këto ekipe, – ka deklaruar ai. – Berati është një qytet shumë i vjetër dhe meriton vëmendje maksimale në infrastrukturën sportive. Ashtu si Flamurtari, Apolonia, Luftëtari etj., dhe djemtë beratas duan një infrastrukturë të mirë për të luajtur.”
“Kemi një ekip të përbërë me futbollistë cilësor si Idrizaj, Bishaj, Ramazani, Vashaku. Ky i fundit është një nga portierët më me emër në kampionatin tonë. Gersi Arbëri, si kapiteni, ka një eksperiencë në futbollin tonë etj. Ne jemi në rrugën e duhur”, – ka përfunduar Memushi.
Kurse Tomori është duke përgatitur ndeshjen e radhës atë me Naftëtarin të shtunën në Berat.