Mediat ndërkombëtare: Befason Shqipëria, vijon ëndrrën “Euro 2016”

Share Button

Danimarke-Shqiperi-1-1-Berisha-Roshi-Bendtner

Adriatik Balla 06.09.2015 13:50

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme ndeshjes së zhvilluar në “Telia Parken” të Kopenhagenit midis Danimarkës dhe Shqipërisë, duke e interpretuar lojën dhe rezultatin në mënyra të ndryshme, por pa harruar të vënë në pah meritën e madhe të kuqezinjve shqiptarë në mbrojtje të barazimit që i hap rrugën ëndrrës së tyre për një kualifikim në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Natyrisht, mediat daneze kanë qenë kritike ndaj skuadrës së tyre dhe kanë shprehur habi se si nuk u mund Shqipëria.

Kurse mediat italiane dhe ato spanjolle kanë qenë më pranë nesh, duke thurur elozhe për taktikën e De Biazit dhe për suksesin e Shqipërisë në këto eliminatore, gjë që i ka dhënë vëmendje të madhe grupit I të Eliminatoreve. Mediat daneze dhe ato ndërkombëtare i kushtojnë një rëndësi të madhe sfidës së zhvilluar në Kopenhagen mes Danimarkës dhe Shqipërisë e cila vlente shumë për fatet e të dyja skuadrave në grupin I të Eliminatoreve.

Shumica e tyre vlerësojnë kombëtaren kuqezi për barazimin historik që arriti në tokën daneze. Faqja e UEFA-s lidhur me ndeshjen e “Telia Parken” shkruan: “Shqipëria i reziston presionit të Danimarkës, duke theksuar se Etrit Berisha në shumë raste ndali tentativat e futbollistëve vendas, duke i dhënë një barazim me shumë vlera skuadrës së Xhovani De Biazit, ndërsa Danimarka me këtë barazim nuk arriti të parakalonte dot Portugalinë në renditjen e grupit I”.

Mediat daneze nga ana tjetër e cilësojnë si një dështim barazimin me Shqipërinë në Kopenhagen: “Zhgënjim i madh i Danimarkës në “Parken””, është ky titulli kryesor i gazetës “EkstraBladet”. Ndërkohë e përditshmja tjetër daneze “TipsBladet” shkruan: “Danimarka nuk arrin të thyejë dot Shqipërinë”. Mediat italiane gjithmonë i kushtojnë një rëndësi të veçantë ndeshjeve të kombëtares shqiptare kjo edhe për faktin se kuqezinjtë drejtohen nga një italian si Xhovani De Biazi.

Ato e kanë cilësuar si shumë pozitiv barazimin e marrë nga përfaqësuesja jonë në Danimarkë. “Barazim i artë për De Biazin shkruan “Gazzeta Dello Sport”. Edhe “SportMediaset” hapet me një titull afërsisht të ngjashëm. “Barazim i shtrenjtë i Shqipërisë ndaj Danimarkës”. Në Spanjë, As shkruan: Danimarka nuk mundet përballë një Shqipëri që vazhdon të ëndërrojë, ndërsa “L’Equipe” thekson se Danimarka dhe Shqipëria nuk ishin në gjendje të përcaktonin fatet e grupit I.

Siç shihet he nga përmbajtja e artikujve, duket qartë se evropianët janë të interesuar për ecurinë e grupit I të Eliminatoreve dhe kjo është shumë pozitive dhe për Shqipërinë, e cila, në faqen zyrtare të UEFA-s ishte fill pas ndeshjes si lajm i dytë i rëndësishëm, menjëherë pas fitores së Gjermanisë dhe marrjen prej saj të kryesimit të grupit përballë Polonisë që ishte lajm i parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh