AlbanianSport.com 06.07.2015 17:55
ASNN – Sipas mediave italiane, transferimi i Arturo Vidalit te Reali i Madridit tashmë është konkretizuar, pasi klubi spanjoll dhe ai i Juventusit kanë rënë dakord për një shumë prej 50 milionë eurosh. Vetëm pak ditë më parë ishte mësuar se mesfushori i Juventusit kishte arritur marrëveshje me Realin e Madridit përsa i përket kushteve personale të një kontrate 5-vjeçare.
Arturo Vidal do të transferohet te Reali i Madridit, pasi gjigandja spanjolle dhe ajo italiane kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kilian. Lajm ishte bërë i ditur më herët nga mediat kiliane, ndërsa tashmë një gjë të tillë e pranon edhe e përditshmja italiane, “La Gazzetta dello Sport”. Për shërbimet e Vidalit, Reali do t’i paguajë 30 milionë euro Juventusit, ndërsa lojtari do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare. Me këto para Juventusi synon të marrë mesfushorin e Çellsit, Oskar. Vetëm pak ditë më parë ishte mësuar se mesfushori i Juventusit kishte arritur marrëveshje me Realin e Madridit përsa i përket kushteve personale. 28-vjeçari e arriti këtë marrëveshjes teksa ishte duke luajtur me përfaqësuesen e Kilit në “Copa America”, veprimtari të cilin ekipi vendas e fitoi, duke triumfuar në finale pas 11-metërshave ndaj Argjentinës. Sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit ka qenë në negociata me Vidalin dhe agjentin e tij ditëve të fundit dhe kanë rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare. Kishte mbetur vetëm që Reali të arrinte një marrëveshje me ekipin italian, gjë që tashmë është konkretizuar. Në ditët në vijim pritet edhe prezantimi zyrtar i kilianit.