AlbanianSport.com 09.10.2015 16:10
ASNN – Pavarsisht se nuk kishte vlerë për grupin I të Eliminatoreve të Evropianit 2016, siç pritej, fitorja e Serbisë 2-0 në “Elbasan Arena” e ka entuziazmuar pa masë median serbe, pavarësisht se kjo ishte një fitore që nuk ka shumë rëndësi për ta për sa i përket kualifikimit.
“Kolarov dhe Ljajic ishin ata që i dhanë këtë sukses Serbisë me golat e shënuar në minutat shtesë në sfidën që po shkonte në barazim”, – theksohet në portalin “B92”, i cili në raportimin e tij ka edhe titutj: “Serbia hedh në “nokaut” Shqipërinë në minutat shtesë” “Skuadra e Serbisë mundi Shqipërinë në Elbasan në ndeshjen e parafundit të këtyre eliminatoreve”.
Ndërsa, “Alo.rs” shkruan: “Shqiponjat serbe dominuan në “Elbasan Arena”. Urime shqiponjë! Pas një pjese të parë monotone pa shanse shënimi, përveç golit të anuluar të Ljajiçit, në 45 minutat e dyta bëmë një lojë dinamike, sidomos në minutat e fundit, kur shënuam dy herë”.
E përditshmja “Kurir” publikon artikullin me titull: “Golat e Kolarovit dhe Ljajiçit godasin Shqipërinë”. Ndërsa “Blic” shkruan: “Shqiponjat serbe fituan në zemër të Shqipërisë 2-0”. Kryetitujt e mediave janë kryesisht me fokus tek fitorja pas gjithë debateve të krijuara, ndërsa thonë se situate ishtë e qetë.