Medalistët e peshëngritjes, ja miliona të humbura që ua mohon ligji

Share Button

Olgert-Serani

Nga Olgert Serani 18.10.2014 16:20

Nëse rishikimi i një VKM-je për të ndryshuar mënyrën e shpërblimit të peshëngritësve, jo vetëm për dygarëshin, por edhe për medaljet e fituara në stilet përkatëse, shkëputje apo shtytje, do të bëhej shumë vite më parë, peshëngritësit do të kishin përfituar mjaft financiarisht, çka do të ishte legjitime për ta. Në fakt, nuk ka ndodhur kështu, pasi ata janë privuar nga kjo gjë.

Edhe pse tonelatat e ngritura prej vitesh mbi supe janë shpërblyer me medalje në njërin stil për shumë sportistë të elitës botërore, ai financiar ka munguar. Por e kaluara ka dëshmuar se ky ngërç është bërë jo pak herë edhe shkak i konferencave të panumërta deri edhe në protesta në zyrat e institucioneve përgjegjëse nga vetë të “dënuarit” nga ky ligj: peshëngritësit.

Deri edhe në kërcënime për bojkot të arenës ndërkombëtare dhe të flamurit kuqezi. Në një hulumtim të bërë nga “Panorama Sport” nga viti 2009 në disa prej pjesëmarrjeve ndërkombëtare më të rëndësishme si kampionate evropiane e botërore, vihet re se medaljet e fituara nga sportistët tanë janë “zeruar” në financa, jo në bilancin e gjithsecilit.

Dhe të djegur kanë qenë si te garat e të rriturve dhe të të rinjve (që sipas vendimit të Këshillit të Ministrave kjo kategori shpërblehet në masën 25 % të vlerës së përcaktuar për të rriturit). Në Evropianin e të rinjve të 2009-s në Landskrona të Suedisë, Briken Calja në peshën 69 kg do të fitonte medalje bronzi në shkëputje, por moskualifikimi në dygarësh brenda treshes kontinentale i mohoi një shpërblim të mundshëm.

Listës së medalistëve i bashkohet edhe Erkand Qerimaj në Evropianin e të rriturve në Kazan të Rusisë në 2011-n me argjendin në shkëputje; Godelli në Evropianin e të rinjve në 2011-n në Bukuresht me medaljen e artë në shkëputje; Romela Begaj në Botërorin e të rriturve në Paris në 2011-n me bronzin në stilin e shkëputjes e kështu me radhë. Tashmë ky kalvar zhgënjimesh ndër vite mund të quhet i mbyllur për medalistët mbrëmjen e 14 nëntorit nga aeroporti “Nënë Tereza” pas premtimit të ministres Lindita Nikolla.

“Nuk ka VKM që i mohon shpërblimin”, do të deklaronte numri një i Sporteve në vend referuar shpërblimit të mundshëm për medalisten e artë të botës, Romela Begaj, në stilin e shkëputjes. Me një vendim të qeverisë jo të specifikuar të 2011-s, deri tani asnjë peshëngritës nuk është shpërblyer nëse ka zënë një vend nderi në shkëputje apo shtytje, pasi sipas VKM-së është trajtuar financiarisht vetëm sportisti i kualifikuar në dygarësh.

Në VKM-në nr.335, datë 2.3.2011 për disa ndryshime në vendimin nr. 1720, datë 29.10.2008 “për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv, për mënyrën e shpërblimit të sportistëve që i arrijnë këto nivele si dhe për përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive”, trajtohet financiarisht vendi i parë deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike; vendi i parë deri në vendin e pestë në Botëror. Në Evropian trajtohet nga vendi i parë deri në vendin e tretë, ndërsa në Mesdhetare trajtohet vetëm vendi i parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh