AlbanianSport.com 28.08.2015 11:15
ASNN – Me takimin Partizani-Flamurtari, që luhet sonte, ngre siparin java e dytë e Kategorisë Superiore. Ky takim, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:00, vendos përballë njëra-tjetrës dy ekipe që zhgënjyen në javën e parë dhe do të kërkojnë fitoren, për ta kthyer sezonin e tyre në rrugë të mbarë.
Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sonte ndeshjen e parë të javës së saj të dytë dhe Partizani pret në kryeqytet Flamurtarin, duke synuar të shkojë më larg se barazimi që mori javën e shkuar në fushën e vet përballë Laçit. Kjo ndeshje, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:00, vendos përballë njëra-tjetrës dy ekipe që zhgënjyen në javën e parë.
Ato do të kërkojnë fitoren, për ta kthyer sezonin e tyre në rrugë të mbarë. Ndërkohë që të kuqtë kryeqytetas e morën një pikë në fushën e vet përballë laçjanëve, Flamurtari u mund minimalisht përballë Teutës, në takimin që u luajt në Fier, për shkak të punimeve në Stadiumin e Vlorës. Tri takimet të tjera të javës së dytë luhen të shtunën dhe, duke nisur nga ora 17:00, Laçi pret Tiranën, ndërsa duke nisur nga ora 20:00, Kukësi është mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun.
Kurse Teuta përballet në Durrës me Vllazninë. Java e parë mbyllet të dielën, me takimin e orës 17:00, midis dy skuadrave të sapongjitura në Kategorinë Superiore, Bylisit dhe Tërbunit.
Kategoria Superiore
Java e dytë
Të premten, 28 gusht 2015:
Partizani – Flamurtari (20:00)
Të shtunën, 29 gusht 2015:
Laçi – Tirana (17:00)
Skënderbeu – Kukësi (20:00)
Teuta – Vllaznia (20:00)
Të dielën, 30 gusht 2015:
Bylis – Tërbuni i Pukës (17:00)