AlbanianSport.com 12.11.2016 22:50
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, i ka luajtur sot dy ndeshjet e javës së 5-të të tij. Partizani, i cili ishte pushim për efekt kalendari, e ka ruajtur kreun e renditjes edhe pa luajtur, falë 4 fitoreve në po aq ndeshje, ku ka grumbulluar 8 pikë të plota.
Të kuqtë ndiqen nga pas nga Tirana Eagles Basket, e cila ka fituar bindshëm në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, duke triumfuar me shifrat 67-40. Skuadra e drejtuar nga trajneri Juri Dashi, tanimë ka 7 pikë, por ndjen nga afër sfidën e Apolonisë, e cila ka gjetur dje në Elbasan fitoren e parë.
Fierakët kanë triumfuar 67-62 në një ndeshje të luftuar fort dhe tanimë në kuotën e 6 pikëve, kanë lënë pas Elbasanin me 5 pikë dhe Skënderbeun me 4. Java e 5-të e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka mbyllur kështu fazën e parë të këtij sezoni.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 5-të:
(12 nëntor 2016)
Të shtunën:
Skënderbeu – Tirana Eagles Basket 40-67
Elbasani – Apolonia 6267
Partizani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 4 4 0 327-199 8
- Tirana Eagles Basket 4 3 1 264-217 7
- Apolonia 4 2 2 220-300 6
- Elbasani 4 1 3 269-293 5
- Skënderbeu 4 0 4 240-311 4