AlbanianSport.com 14/01/2024 09:50
ASNN – Trajneri i përfaqësueses së Spanjës në futboll, Luis de la Fuente, ka thënë se Lionel Mesi do të ishte futbollisti i përkryer për skuadrën që ai drejton.
Por, pavarësisht se e vlerëson lart futbollistin argjentinas që luan në kampionatin amerikan të futbollit, në Ligën MLS, De la Fuente beson se 36-vjeçari Mesi, nuk është më i miri i të gjitha kohëve në futboll.
Ai këtë epitet e jep për ikonën e Barcelonës dhe Holandës, Johan Krujf. “Johan Krajf është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, ka thënë De la Fuente në një intervistë dhënë për “Movistar Futbol”.