AlbanianSport.com 07.11.2016 15:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur sot me dy ndeshjet e para të javës së saj të 10-të, që është njëkohësisht edhe java e parë e fazës së dytë të këtij sezoni.
Duke nisur nga ora 14:00, Tirana është përballur në kryeqytet Tërbunin dhe ka vijuar të ruajnë vazhdën e mirë të nisur nën drejtimin e trajnerit të saj të ri, Ilir Dajës, pasi ka korrur fitoren e dytë radhazi, duke triumfuar me shifrat 3-0 ndaj pukjanëve.
Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Teuta pret Flamurtarin, me skuadrën vlonjate që po kalon një krizë të përgjithshme. Tri ndeshjet e tjera të javës së 10-të të Kategorisë Superiore luhen të dielën.
Duke nisur nga ora 13:00, zhvillohen përballjet Bylis-Kukësi dhe Laçi-Partizani. Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, luhet edhe takimi i fundit i kësaj jave, ai midis Skënderbeut dhe Vllaznisë.
Kjo ndeshje, që vë përballë kampionët në fuqi me shkodranët në krizë, do të zhvillohet në Stadiumin “Skënderbeu” të Korçës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Aktualisht, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Partizani, me 25 pikë, 3 më shumë sesa Skënderbeu, ndërsa më pas vijojnë Tirana dhe Kukësi, me nga 16 pikë secila dhe Teuta, me 14 pikë.