Gjergj Vyshka 10.05.2016 10:45
Të rinjtë në basketboll kanë përfunduar fazën e tyre të tretë, ndërsa kështu kanë caktuar dhe katër skuadrat që do të vazhdojnë luftën për titull kampion. Superior Klima, që është kampione në fuqi, Tirana, Virtus Tirana dhe Vllaznia janë ato që do të luftojnë për trofe.
Dhe më 12 maj, edhe sipas vendimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, do të luhen gjysmëfinalet, sipas skemës 1-4 dhe 2-3. Superior Klima-Vllaznia, në ora 16:00, dhe Tirana-Virtus Tirana, në ora 18:00, ndërsa finalja do të zhvillohet më 13 maj në ora 16:00.
Në ndeshjet e fundit, Tirana ka fituar me dhjetë pikë ndaj Real Basket, Vllaznia me 30 pikë diferencë ndaj Teutës dhe Superiori me 21 pikë diferencë ndaj Virtus Tiranës. Kësisoj basketbolli është gati për të dorëzuar edhe një tjetër trofe kombëtar pas atij të Kategorisë së Parë, paratërejave dhe dy finalet e Superkupës së Shqipërisë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinjtë
Java e 6-të
(8 maj 2016)
Tirana – Real Basket 73-63
Vllaznia – Teuta 83-53
Superior Klima – Virtus 71-50
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superiori 10 10 0 836-593 20
- Tirana 10 7 3 661-616 17
- Virtus Tirana 10 6 4 563-587 16
- Vllaznia 10 4 6 660-593 14
- Teuta 10 3 7 632-737 13
- Real Basket 10 0 10 554-780 10