AlbanianSport.com 14.12.2015 10:05
ASNN – Korabi e ka mbyllur vitin 2015 me fitore të pastër 3-0 ndaj Divjakës dje në Peshkopi, teksa mbetet në ndjekje të vazhdueshme të Lushnjës kryesuese në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A2. E ka fituar lehtësisht ndeshjen me Divjakën dhe për këtë flasin edhe setet, që kanë përfunduar me diferenca të mëdha në favor të dibraneve, përkatësisht 25-11, 25-16 dhe 25-14.
Dhe në përfundim 3-0 për Korabin, që kështu shpreson që vitin e ardhshëm të jetë në nivelin më të lartë të volejbollit shqiptar. Ndërkaq, të shtunën janë luajtur dje ndeshjet e para të javës së 7-të, ku Lushnja kryesuese ka fituar në 3 sete në kryeqytet ndaj Studentit dhe vijon të kryesojë i vetëm renditjen tashmë në kuotën e 21 pikëve.
Pesë pikë prapa lushnjareve gjendet tashmë Korabi, ndërsa Apolonia ka mbetur në kuotën e 13 pikëve në vendin e tretë. Vendin e 4-t e mban Dinamo, me 12 pikë, pas fitores së arritur në kryeqytet ndaj Apolonisë. Ndërkaq, në takimin fundit të zhvilluar dje, Vlora Volej nuk ka lëshuar ndaj Minatorit në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, ku ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke fituar në 4 sete.
Korabi – Divjaka 3-0
(25-11, 25-16, 25-14)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 7-të
(12-13 dhjetor 2015)
Të shtunën:
Studenti – Lushnja 0-3
Vlora Volej – Minatori 3-1
Dinamo – Apolonia 3-0
Të dielën:
Korabi – Divjaka 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Lushnja 7 7 0 21-0 21
- Korabi 7 5 2 17-8 16
- Divjaka 7 4 3 14-11 13
- Dinamo 7 4 3 14-11 12
- Apolonia 7 3 4 9-14 8
- Minatori 7 2 5 9-16 6
- Vlora Volej 7 2 5 10-18 6
- Studenti 7 1 6 4-20 2