AlbanianSport.com 27.09.2014 21:10
ASNN – Java e 6-të e Kategoria Superiore është mbyllur të shtunën me 3 takimet e fundit dhe në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Teuta ka mundur në Durrës Skënderbeun me rezultatin 2-0.
Në takimin tjetër të së dielës mbrëma, Laçi e ka ndalur Flamurtarin në një barazim 1-1 në Vlorë, ndërsa më herë, Vllaznia ka mundur në Shkodër Elbasanin. Kategoria Superiore i ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së saj të 6-të dhe Apolonia është mundur minimalisht në Fier, 0-1 nga Kukësi.
Ndërkaq, në mbrëmje është luajtur derbi i madh i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, që është mbyllur me rrjeta të paprekura. Vetë derbi është luajtur pa tifozë, pasi Tirana është ndëshkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me 15 ndeshje pa tifozë.
Renditjen e Kategorisë Superiore e kryesojnë Flamurtari, Tirana, Vllaznia dhe Partizani, me nga 11 pikë secila, të ndjekura nga Kukësi dhe Skënderbeu, me nga 10 pikë secila.