Mbyllet java e 5-të, spikat fitorja e Goga Basket në derbin e meshkujve

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2021 21:15

ASNN – Superliga dhe Kategoria e Parë e meshkujve dhe Kategoria e Parë e femrave dhurojnë rivalitet. Përveç duelit të kreut midis Teutës dhe Goga Basket, që u fitua nga kjo e fundit me shifrat 95-71, në një takim që edhe u ndërpre për të respektuar masat anti-Covid, niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur të mërkurën edhe dy ndeshjet e tjera të javës së saj të 5-të. Dhe Tirana dhe Vllaznia kanë zhvilluar një duel të bukur dhe të luftuar deri në fund, por që u fituar në kohë shtesë nga skuadra shkodrane me shifrat 92-87.

Në fakt, përballja e luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka parë kuqeblutë ta mbyllin 10-minutëshin e parë 23-19, duke vijuar ta marrin edhe të dytin 23-17 dhe duke shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave me shifrat 46-36. Por bardheblutë reagojnë duke i fituar dy dhjetëminutëshat e dytë, përkatësisht 22-16 dhe 24-20 dhe duke brë që, në përfundim të kohës së rregullt, të dyja skuadrat të jenë në barazi të plotë, 82-82. Por Vllaznia ka bërë dallimin në 5 minutat shtesë, duke i fituar ato 10-5 dhe gjithë ndeshjen 92-87.

Ndërkaq, në takimin tjetër të së mërkurës, të luajtur po në kryeqytet, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani ka mundur Barleti Eagles 78-53. Goga Basket kryeson tanimë me pikë të plota, 10, e ndjekur nga Teuta me 9, Vllaznia me 8, Tirana me 7, Partizani me 6 dhe Barleti Eagles me 5. Ndërkaq, në nivelin e dytë, në Kategorinë e Parë, në kuadër të javës së 5-të, janë regjistruar rezultatet Apolonia-Flamurtari 87-84, Kamza-Elbasani 104-84 dhe Skënderbeu-Dinamo 50-73.

Po të mërkurën janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 5-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që këtë sezon zhvillohet në një kategori të vetme. Në takimin e zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, Partizani i trajneres Ledina Koçi ka triumfuar në derbin e kryeqytetit me Tiranën e homologes Mirza Alibegaj, me shifrat 79-64. Ndërkaq, në takimet e tjera të kësaj jave, SHKBF Tirana ka mundur Apoloninë 70-64, Flamurtari ka fituar në Vlorë ndaj Studentit, 91-50, ndërsa Elbasani është mundur minimalisht, 64-65, në Shkodër përballë Vllaznisë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh