AlbanianSport.com 09.05.2015 20:55
ASNN – Skënderbeu është një hap larg titullit, pas barazimit pa gola në sfidën e rëndësishme me Tiranën. Një rezultat që largon bardheblutë nga objektivi për titullin që afrohet akoma më shumë me Korçën. Edhe pse patën raste shënimi, futbollistët e Tiranës nuk arritën ta mposhtnin portierin Orges Shehi.
Më herët Kukësi ka mundur Teutën me rezultatin 3-2, në sfidën e luajtur në Durrës. Pero Pejiç ka qenë autori i të 3 golave për Kukësin, duke shkuar në kuotën 28, në renditjen e golashënuesve. Ndërkohë, Partizani ka arritur një fitore shprese për kupat e Europës, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm e ka shënuar Mentor Mazrekaj me 11-metërsh. Apolonia ka triumfuar 4-1 me Elbasanin dhe tani është 1 pikë larg Teutës, duke patur ende mundësi që t’i shpëtojë rënies në Kategorinë e parë. Kurse Laçi ka mundur Vllazninë me rezultatin 1-0. Kategoria Superiore ka ende 2 javë për të zhvilluar.
Kategoria Superiore
Java e 33-të
(9 maj 2015)
Të shtunën:
Apolonia – Elbasani 4-1
Flamurtari – Partizani 0-1
Teuta – Kukësi 2-3
Vllaznia – Laçi 0-1
Tirana – Skënderbeu 0-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 34 22 7 5 54-18 73
- Kukësi 34 21 6 7 53-25 69
- Tirana 34 20 8 6 45-23 68
- Partizani 34 20 7 7 38-24 67
- Laçi 34 18 9 7 40-18 63
- Flamurtari 34 10 8 16 28-33 38
- Vllaznia 34 11 5 18 27-38 35
- Teuta 34 8 2 24 30-53 26
- Apolonia 34 7 4 23 18-51 25
- Elbasani 34 4 2 28 19-69 14