AlbanianSport.com 30.10.2016 09:45
ASNN – Pas ndeshjes së parë, të zhvilluar të premten, ku Goga Basket ka shpartalluar Kamza Basketin në Sallën Sportive të Bathores, duke fituar me rezultatin e thellë 104-57, të shtunën janë luajtur edhe 3 takimet e tjera të javës së 3-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra.
Ka qenë një fitore e lehtë ajo e Flamurtarit përballë Apolonisë, në takimin e zhvilluar në Vlorë. Nëse deri dy vjet më përpara të dy skuadrat luftonin për titull, këtë sezon, tanimë kanë ndryshuar objektivat. Flamurtari e ka siguruar suksesin që në dy pjesët e para, duke triumfuar në fund me shifrat 81-57.
Ndërkohë që Tirana ishte pushim dje, për efekt kalendari, Studenti, edhe pa trajneren në stol, ka arritur t’i japë leksion Skënderbeut vendas. Për shkak të ndarjes nga jeta të babait të saj, trajnerja e Studentit, Fiorentina Mitku, nuk pati mundësi të udhëtonte me skuadrën e saj.
Por në fund vajzat e ekipit ia dedikojnë këtë fitore 59-48, pikërisht asaj duke i qëndruar pranë në këto ditë hidhërimi për familjen Mitku. Në takimin e fundit të luajtur dje, Elbasani është mundur nga Vllaznia me shifrat 73-78. Vajzat nga Shkodra janë treguar më të sakta në lojën e tyre, edhe pse duhet thënë se rivaliteti ishte i madh.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Goga Basket 57-104
Të shtunën:
Flamurtari – Apolonia 81-57
Skënderbeu – Studenti 48-59
Elbasani – Vllaznia 73-78
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Flamurtari 3 3 0 219-164 6
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Studenti 2 2 0 137-97 4
- Elbasani 3 1 2 215-214 4
- Vllaznia 3 1 2 196-205 4
- Apolonia 3 0 3 176-278 3
- Kamza Basket 3 0 3 152-282 3
- Skënderbeu 2 0 2 102-128 2