AlbanianSport.com 08.02.2015 19:40
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën të të gjitha ndeshjet e javës së saj të 26-të, të cilat kanë sjellë edhe përmbysjen e kreut të renditjes.
Skënderbeu ka fituar minimalisht në Vlorë ndaj Flamurtarit, duke përfituar më së miri nga humbja 0-2 e Kukësit në Durrës përballë Tiranës, dhe duke marrë kreun e tabelës së renditjes.
Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, korçarët e siguruan fitoren me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Kjo fitore, e ndërthurur me humbje e Kukësit me Tiranën, ka bërë që korçarët të ngjiten në vendin e parë.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, Vllaznia ka mundur minimalisht Partizanin në Shkodër, ndërsa më herët, duke nisur nga ora 14:00, janë zhvilluar dy takimet e para, ku Apolonia ka mundur Teutën 2-1.
Ndërsa Elbasani është mundur në Kamëz nga Laçi me rezultatin 0-2. Pas këtyre ndeshjeve, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me 54 pikë, i ndjekur nga Kukësi, me dy pikë më pak, Tirana, me 50 dhe Partizani me 47 pikë .
Kategoria Superiore
Java e 26-të
(8 mars 2015)
Të dielën:
Apolonia – Teuta 2-1
Shënues: Dimo 24′, Fili 56′ / Kotobelli 80′
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Elbasani – Laçi 0-2
Shënues: Xhejms 30′, Sheta 75′(11-m.)
Stadiumi i Kamzës
Tirana – Kukësi 2-0
Shënues: Bushiç 72’, Muzaka 78’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Partizani 1-0
Shënues: Cinari 90’
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Skënderbeu 0-1
Shënues: Stojkov 51’
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Skënderbeu 26 17 6 4 35-11 54
2. Kukësi 26 16 4 6 38-20 52
3. Tirana 25 15 5 5 32-16 50
4. Partizani 25 14 5 6 23-14 47
5. Laçi 25 12 8 5 41-15 44
6. Flamurtari 25 9 7 9 22-17 34
7. Vllaznia 26 10 3 13 23-28 30
8. Teuta 26 6 1 19 24-43 19
9. Apolonia 26 4 4 18 9-41 16
10. Elbasani 26 4 1 21 13-45 16