AlbanianSport.com 03/02/2020 21:05
ASNN – Laçi është ngjitur në vendin e 3-të në renditje me fitoren 1-0 të arritur të hënën në shtëpi ndaj Skënderbeut. Golin e shënoi Xhixha në pjesën e dytë. Në takimin tjetër të ditës së hënë Bylisi barazoi 2-2 me Vllazninë. Renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 20-të kryesohet nga Kukësi, në kuotën e 38 pikëve, i ndjekur nga Tirana, me 37. Në fakt, kanë qenë beteja të vërteta dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, të luajtur në Laç dhe Ballsh.
Gola të bukur dhe spektakël dhe në fund kanë festuar Laçi dhe Vllaznia. Kurbinasit mposhtën në shtëpi 1-0 Skënderbeun dhe u ngjitën në vendin e tretë, kurse Bylisi u ndal në barazim 2-2 me shkodranët në Stadiumin “Adush Muçaj”. Në Laç ishte një ndeshje me sulme nga të dyja krahët, por më konkrete ishte skuadra e drejtuar nga Armando Cungu. Xhixha goditi shtyllën, dhe pa gola u mbyll pjesa e parë, kurse ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të.
Atëherë kur Xhixha brenda zonës mposhti portierin Koliçi, i cili nuk lejoi më pas golin e dytë në disa raste. Ndërkaq, në Ballsh, takimi nisi vrullshëm, teksa për 7 minuta u realizuan 3 gola. Malota për miqtë mposhti portierin Isli Hidi, ndërkohë që vendasit shpërthyen dhe për një minutë barazuan me anë të kapitenit Murataj. Katër minuta më pas ishte Ndreca, i cili me të majtën befasoi portierin Sherri dhe kaloi në epërsi skuadrën e Bylisit. Në fund të pjesës së parë ishte Gilman Lika që realizoi një perlë për Vllazninë dhe i barazoi shifrat në 2-2.
Kategoria Superiore
Java e 20-të:
E hënë, më 3 shkurt 2020:
Laçi – Skënderbeu 1-0
Shënues: Xhixha 52′
Bylisi – Vllaznia 2-2
Shënues: Murataj 3′, Ndreca 7′ / Malota 2′, Lika 42′