AlbanianSport.com 25.01.2015 19:15
ASNN – Pas 3 ndeshjeve të para të luajtura të shtunën, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 19-të. Duke nisur nga ora 14:00, Laçi ka pritur në fushën e vet Partizanin, ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Skënderbeu ka qenë mysafir në “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me skuadrën vendase.
Takimi i zhvilluar në Laç ka përfunduar në barazim 1-1, në atë që ishte në fakt një përsëritje e përballjes së parë të këtij sezoni midis vendasve dhe Partizanit. Laçjanët kanë kaluar në epërsi që në minutën e 8-të, por të kuqtë kryeqytetas kanë barazuar shifrat në pjesën e dytë. Vendasit kanë shkuar dëm edhe një 11-metërsh në minutat e fundit të takimit.
Ndërkaq, Skënderbeu nuk ka kështu në Elbasan, duke fituar thellë, 4-1 ndaj skuadrës vendase. Në ndeshjet e së shtunës, Tirana ka mposhtur në kryeqytet Apoloninë me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Kukësi ka mundur në Shkodër Vllazninë me shifrat 2-1.
Ndërsa me të njëjtin rezultat, Flamurtari ka fituar në fushën e vet ndaj Teutës. Ky takim është përfshirë nga polemikat dhe aludimet për lëshim nga ana e skuadrës durrsake. Kukësi vazhdon të kryesojë renditjen me 41 pikë, dy më tepër sesa Skënderbeu, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 38 pikë, dhe Partizani të 4-tin, me nga 37 pikë.