AlbanianSport.com 17.04.2016 07:05
ASNN – Pas takimit të parë, të luajtur të premten, midis Kamza Basketit dhe Partizanit, ku skuadra e trajnerit Adem Muhametaj është kursyer disi, teksa mbrëmë ka fituar 77-69 ndaj Partizanit në Sallën sportive të Bathores, janë luajtur të shtunën dy ndeshjet e tjera të javës së 18-të dhe të dytës nga fundi të sezonit të rregullt të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Tirana ka shpërthyer fort, ndërsa ndaj Flamurtarit ka shënuar plot 133 pikë duke nxjerrë të gjithë dufin që ka pasur nga dy humbjet radhazi ndaj Teutës dhe Kamza Basket. Por kjo fitore ndaj vlonjatëve, e cila është me një diferencë prej 65 pikësh, ka pasur dhe një fenomen, pasi 100 pikë janë shënuar prej kapitenit të kësaj skuadre, që kështu ka përmbysur rekordin që mbante Gerti Shima.
Një ndeshje interesante dhe me plot surpriza ishte ajo e mbrëmshja në mes Vllaznisë dhe Teutës, e luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ndonëse ka edhe dy javë kampionat, fitorja e mbrëmshme e kuqebluve, me shifrat 89-68, e ka plotësuar përfundimisht kuartetin e skuadrave që do të vazhdojnë luftën për titull në “play-off”-in final.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 18-të
(15-16 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Partizani 77-69
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari 133-68
Vllaznia – Teuta 89-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 18 16 2 1306-1076 34
- Vllaznia 18 14 4 1303-1121 32
- Tirana 18 12 6 1401-1173 30
- Teuta 18 8 10 1324-1285 26
- Flamurtari 18 3 15 1005-1463 21
- Partizani 18 1 17 1101-1312 19