Mbyllet java e 18-të, Kukësi ruan kreun, por vetëm 4 pikë ndajnë 6 ekipe

Share Button

AlbanianSport.com 22/01/2020 19:15

ASNN – Të mërkurën pasdreke është luajtur ndeshja e 4-t e javës së 18-të të Kategorisë Superiore dhe përballja midis Luftëtarit dhe Kukësit, e luajtur në Gjirokastër është mbyllur me rezultatin 0-0. Në pjesën e parë, me një vendim të diskutueshëm, Luftëtarit iu anulua edhe një gol. Takimi i fundit i kësaj jave është luajtur në mbrëmje dhe Tirana ka mposhtur në sekondat e fundit Bylisin, duke fituar 2-1 në kryeqytet.

Në fakt, ka qenë një përpjekje e fundit e shtatlartit Majkëll Ngo’o, i cili, në rrëmujë e sipër, në vijën fatale, ia ka dalë ta shtyjë topin në rrjetën e ballshiotëve. 3 ndeshjet e para të kësaj jave janë luajtur të martën dhe, pasdreke, në takimin e parë të Superiores për 2020-ën, Vllaznia ka mposhtur në fushën e vet Flamurtarin, me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje.

Ndërkohë, në mbrëmje, Laçi ia ka dalë ta mundë Teutën në Durrës me një gol të vetëm, duke korrur fitoren e 8-të të këtij sezoni. Kurse në Korçë, Skënderbeu ka shtangur kampionen në fuqi, Partizanin, duke e mundur me shifrat 3-2, në takimin që ka parë të kuqtë kryeqytetas të luajnë me 10 lojtarë për disa minuta të fundit të pjesës së parë dhe gjithë pjesën e dytë.

Por skuadra e trajnerit italian, Adolfo Sormani, i cili debutoi kështu me një humbje në këtë rikthim të tij në stolin e të kuqve kryeqytetas, pati edhe dy 11-metërsh të dhënë në favor të saj, njërin prej të cilëve e shpërdoroi. Kështu, pas ndeshjeve të javës së 18-të, Kukësi ruan kreun, në kuotën e 32 pikëve, një më tepër sesa Tirana dhe dy më tepër sesa Bylisi. Laçi, Partizani dhe Teuta, kanë nga 28 pikë secila.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh