AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25
ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortëpër një vend në “play-off”. Janë luajtur takimet e javës së 17-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Meshkuj. Besëlidhja vijon të komandojë renditjen edhe pas fitores 101-60 ndaj Apolonisë. Hamati me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për lezhjanët.
Fitore të lehtë korri edhe Tirana kampione, që mundi 104-63 Fieri Basket jashtë fushe. Miqtë e komanduan gjatë gjithë kohës ndeshjen, ku u dallua Robinson me 23 pikë, mbështetur nga Dejvis e Strazimiri, me nga 20 pikë secili. Një moment të mirë në kampionat po kalon Teuta, që mundi 115-72 Skënderbeun e vendit të fundit në Korçë.
Dyshja Bejkën-Tërner realizuan 51 pikë se bashku për durrsakët, që konfirnojnë vendin e 3-të në renditje. Sfidë e fortë për vendin e 4-t, ku Kamza Basket e Vllaznia kanë pikë të barabarta. Kamza fitoi 108-86 ndaj Elbasanit, teksa Namdar realizoi 24 pikë, ndërsa shkodranët mundën 90-72 Flamurtarin në Vlorë, aty ku Uilkins realizoi 25 pikë dhe Saab 24.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të:
Skënderbeu – Teuta 72-115
Flamurtari – Vllaznia 72-90
Fieri Basket – Tirana 63-104
Elbasani – Kamza Basket 86-108
Besëlidhja – Apolonia 101-60
Partizani (pushim)
Renditja
- Besëlidhja 30 pikë
- Tirana 28 pikë
- Teuta 27 pikë
- Kamza Basket 26 pikë
- Vllaznia 26 pikë
- Apolonia 24 pikë
- Elbasani 21 pikë
- Partizani 20 pikë
- Flamurtari 20 pikë
- Fieri Basket 17 pikë
- Skënderbeu 16 pikë