AlbanianSport.com 08.02.2015 17:25
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së 16-të dhe Tirana kryesuese nuk ka gabuar në Vlorë, duke fituar me 16 pikë epërsi, 75-69, ndaj Flamurtarit vendas dhe duke mbajtur vendin e parë, në kuotën e 31 pikëve.
Bardheblutë kanë dy pikë më tepër se ndjekësja më e afërt dhe kampionia në fuqi, Vllaznia, e cila nuk e pati aq të thjeshtë, por sidoqoftë bëri detyrën dje në fushën e vet ndaj Apolonisë së fundit të renditjes, duke fituar me shifrat 77-68.
Ndërkaq, të premten pasdite, Kamza Basket ka fituar pa shumë sforco ndaj Partizanit në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, duke triumfuar në shifrat 65-77. Skuadra e trajnerit Adem Muhametaj ka kapërcyer mbi të kuqtë kryeqytetas në renditje, me 25 pikë, por të dyja skuadrat janë në zonën e “play-off”-it final për titull.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të
(6-7 mars 2015)
Të premten:
Partizani – Kamza Basket 65-77
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 59-75
Vllaznia – Apolonia 77-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 16 15 1 1379-1040 31
- Vllaznia 16 13 3 1317-1081 29
- Kamza Basket 16 9 7 1208-1003 25
- Partizani 16 8 8 1059-1134 24
- Flamurtari 16 3 13 1095-1243 19
- Apolonia 16 0 16 981-1442 16