AlbanianSport.com 09/03/2024 23:05
ASNN – Besëlidhja nuk toleron askënd në Superligë, Partizani shtang Kamzën, Tirana shënon 151 pikë. Janë luajtur takimet e javës së 16-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të basketbollit për meshkuj, që kanë konfirmuar Besëlidhjen në krye të renditjes. Skuadra lezhjane fitoi 109-51 ndaj Fieri Basketit, në një ndeshje që ishte një formalitet për të.
Ishin 6 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen Kamza Basket, që në fushën e saj u mund 84-82 nga Partizani, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Nikolli me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për të “kuqtë”, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Namdar për kamzalinjtë. Sukses që mban në lojë Partizanin për një vend në Superligën sezonin tjetër.
Fitore të thellë korri Tirana, që mundi 151-42 Skënderbeun në Sallë Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, sfidë ku Dejvisi realizoi 31 pikë për bardheblutë. Të njëjtën gjë bën edhe Teuta, që në Durrës mposhti 103-58 Elbasanin, në një ndeshje pa histori. Bejkon me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të
Të shtunën, 9 mars 2024:
Kamza Basket – Partizani 82-84
Besëlidhja – Fieri Basket 109-51
Tirana – Skënderbeu 151-42
Teuta – Elbasani 103-58
Të dielën, 10 mars 2024:
Apolonia – Flamurtari
Vllaznia (pushim)
Renditja
- Besëlidhja 28 pikë
- Tirana 26 pikë
- Teuta 25 pikë
- Vllaznia 24 pikë
- Kamza Basket 24 pikë
- Apolonia 21 pikë
- Elbasani 20 pikë
- Partizani 20 pikë
- Flamurtari 18 pikë
- Fieri Basket 16 pikë
11. Skënderbeu 15 pikë