AlbanianSport.com 03.04.2016 07:50
ASNN – Është luajtur mbrëmë ndeshja e fundit javës së 16-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, dhe Teuta ka pritur në Durrës Tiranën, në takimin që nisi në ora 18:00. Të dyja skuadrat janë të sigurta për vendin në “play-off”-in final për titull dhe mbrëmë luajtën për krenari.
Dhe më krenarë kanë dalë nga kjo sfidë durrsakët, që kanë shtangur bardheblutë, duke fituar me shifrat 74-64. Ndërkohë, dy ndeshjet e para të javës së 16-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, janë luajtur të premten.
Dhe 3-pikëshi i fundit në një sfidë dramatike me Vllaznisë u ka dhënë fitoren djemve të Adem Muhametajt, të cilët kështu kanë mbajtur kryesimin në basketbollin e meshkujve. Fituesit e saposhpallur të Kupës së Shqipërisë kanë treguar se mbeten pretendentë kryesore për t’i rrëmbyer titullin “kampion” këtë sezon Vllaznisë, duke e mundur 670-65.
Ndërkohë, Partizani ka gjetur fitoren e parë të sezonit në kampionatin e basketbollit të meshkujve, teksa në fakt është e dyta e sezonit pas saj në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, 79-72 ndaj Superiorit. Të kuqtë kanë bërë të premten lojën e tyre më të mirë në kampionat përballë një Flamurtari.
Ky i fundit, pasi është bindur se tashmë e ka në dorë vendin e pestë, por dhe përballjen në “play-out me vendin e dytë të Kategorisë së Parë, duket sikur i ka futur “gjumë” në këtë fazë të katërt. Partizani ka fituar me rezultatin 72-52, por mbetet në vendin e fundit të renditjes.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të
(1-2 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 67-65
Partizani – Flamurtari 72-52
Të shtunën:
Teuta – Tirana 74-64
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 16 14 2 1163-951 30
- Vllaznia 16 12 4 1122-980 28
- Tirana 16 11 5 1212-1039 27
- Teuta 16 7 9 1184-1142 23
- Flamurtari 16 3 13 973-1258 19
- Partizani 16 1 15 959-1243 17