AlbanianSport.com 06.03.2016 09:35
ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së 12-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Superligës, Vllaznia u është kthyer fitoreve në kampionat, ndërsa dje pasdite ka mundur Partizanin në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, me shifrat 64-55, një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund.
Shkodranët, kampionë në fuqi, janë ngjitur në kuotën e 21 pikëve, po aq sa ka edhe Tirana e vendit të dytë, dhe janë një pikë pas kryesueses Kamza Basket. Në takimin tjetër të së shtunës, Teuta nuk ka patur probleme ndaj Flamurtarit, duke fituar me 52 pikë epërsi, 94-42, e duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve, në vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in e titullit “kampion”.
Të premten, në takimin e parë të kësaj jave, Kamza Basket ka dëshmuar se ia ka marrë dorën Tiranës, të cilën e ka mundur përsëri, ashtu sikurse kishte bërë edhe më 18 shkurt në finalen e Kupës së Shqipërisë, që u zhvillua në Shkodër. Pavarësisht se bardheblutë e kanë fituar 3 pjesëloje, të parën, të tretën dhe të 4-ën, Kamza Basket me në krye Erkand Karajn, Kamza Basket ka fituar 58-52 dhe kreu është tashmë për skuadrën e trajnerit Adem Muhametaj.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 12-të
(4-5 mars 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Tirana 58-52
Të shtunën:
Partizani – Vllaznia 55-64
Teuta – Flamurtari 94-42
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 12 10 2 890-721 22
- Tirana 12 9 3 914-793 21
- Vllaznia 12 9 3 853-760 21
- Teuta 12 5 7 898-861 17
- Flamurtari 12 3 9 765-953 15
- Partizani 12 0 12 692-824 12