AlbanianSport.com 19.02.2017 07:05
ASNN – Pasi ka luajtur të premten njërin prej takimeve, ndërsa takimi tjetër nuk u zhvillua, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra i ka luajtur të shtunën dy takimet e fundit.
Në Vlorë, basketbollistja vendase, Elektra Zykaj ka vendosur rekordin më të ri në kampionat, 79 pikë të shënuara në ndeshje, plot 8 trepikësha në fitore 121-74 ndaj Apolonisë.
Ndërkaq, basketbollistet shkodrane janë rikthyer tek fitorja. Ato munden Elbasanin 80-71, duke rikthyer besimin në vetvete për një vazhdimësi pozitive në periudhën e mbetur të kampionatit.
Ndërkaq, të premten, ballafaqimi i Studentit të Fiorentina Mitkut ndaj Skënderbeut, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, spikati për faktin se, nga 85 pikë të shënuara prej ekipit vendës, 44 janë realizuar nga Dorina Mema.
Në atë që duhej të ishte takimi tjetër i javës së 12-të të basketbollit të femrave, Kamza Basket nuk ka shkuar në Durrës për të luajtur ndeshjen e radhës me Goga Basket në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(17-18 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Skënderbeu 85-58
Goga Basket – Kamza Basket nuk u zhvillua
Të shtunën:
Apolonia – Flamurtari 74-121
Vllaznia – Elbasani 80-71
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 11 9 2 905-705 20
- Tirana 10 10 0 714-612 20
- Goga Basket 10 9 1 876-566 19
- Vllaznia 11 6 5 750-716 17
- Studenti 10 6 4 669-615 16
- Elbasani 11 3 8 791-836 14
- Skënderbeu 10 3 7 622-723 13
- Apolonia 11 1 10 659-959 12
- Kamza Basket 10 0 10 504-852 10