Mbyllet java e 11-të, përvijohen që tani 3 grupe skuadrash & pretendimesh

Share Button

AlbanianSport.com 03/01/2018 23:55

ASNN – Pas 11 javësh, kampionati merr drejtim për shumicën e ekipeve, ku dy janë për titull, katër për Evropën. Të shtunën u mbyllën ndeshjet e javës së 11-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila rezultoi një javë vendimtare për të qartësuar grupet e ekipeve të kreut që luftojnë për titullin, grupin e skuadrave që lakmojnë një vend në Ligën e Evropës, si dhe grupin e skuadrave të mbijetesës, ku përfshihet dhe skuadra 24-herë “kampione” e Shqipërisë, Tirana.

Këtë të shtunë, Skënderbeu e Partizani korrën fitore “fotokopje” me njëri-tjetrin, ku korçarët mundën Kastriotin 1-0 me golin e Gjergji Muzakës në minutën e 29-të. Referuar edhe fjalëve të trajnerit Orges Shehi, Kastrioti rezultoi një kundërshtar më i fortë sesa Partizani të cilin e mundën në kryeqytet 2-0. Ndërsa Muzaka po shndërrohet në një golashënues për “Ujqërit e Dëborës”. Me të njëjtin rezultat mundi Partizani në kryeqytet Kamzën, ku golin e fitores e shënoi Bruno Telushi në minutën e 47-të.

Të kuqtë patën mjaft raste për shënim por nuk ditën të finalizonin, ndërsa Kamza goditi edhe një herë shtyllën në këtë ndeshje. Me këtë fitore Partizani ruan vendin e dytë me 25 pikë, një më pak se Skënderbeu i vendit të parë. Ndeshja tjetër e kësaj jave, ajo mes Luftëtarit dhe Laçit, e luajtur në Gjirokastër u fitua nga kurbinasit 0-1. Kjo ndeshje ngriti pikëpyetjen nëse “Hirushja” kurbinase e paska pasur problemin me ish-trajnerin Artan Merxhushi, ndërsa sot i shkaktoi disfatë një tjetër “ish-i”, Gentian Mezanit.

Kjo fitore e ngjit Laçin në kuotën e 19 pikëve, po kaq sa Kukësi i vendit të 3-të, pra në një pozicion ku lakmohet pjesëmarrja në Ligën e Evropës. Për Migen Memellin që qëndroi në stol si trajner ishte fitorja e parë në Superiore, ndërsa ende nuk dihet në presidenti i kurbinasve, Pashk Laska do të bindet t’ia besojë pogradecarit drejtimin e Laçit. Deri më tani, Memelli ka drejtuar me sukses ekipet e grupmoshave të ndryshme dhe Laçi do të ishte e para përvojë me një skuadër të rriturish për të.

Pas përfundimit të ndeshjeve të kësaj jave, llogaritë bëhen më të thjeshtë dhe janë diferencuar grupet që kanë objektiva të ndryshëm. Në krye  qëndrojnë Skënderbeu dhe Partizani, të shkëputur përkatësisht me 6 dhe 8 pikë nga ndjekësit dhe që janë për titullin “kampion”. Në grupin e dytë bëjnë pjesë skuadrat e Kukësit, Laçit, Flamurtarit dhe Teutës, ku dy të parët kanë nga 19 pikë e dy të tjerat nga 18 pikë, pra shumë afër njëra-tjetrës.

Ky është grupi që do të luftojë për një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, por nuk përjashtohet mundësia të rivalizojnë edhe për titullin sepse kampionati është ende në hapat e parë. Kurse Tirana e Luftëtari me 9 pikë, Kamza me 8, janë skuadra që luftojnë për mbijetesë dhe për t’i ikur sa të mundin fundit të tabelës. Sa i takon Kastriotit me katër pikë, krutanët mund të quhen që tani një ekip që përgatitet për t’u kthyer në Kategorinë e Parë.

 

Kategoria Superiore

Java e 11-të

 

Të premten:

Teuta – Tirana                       2-1

Kukësi – Flamurtari              1-2

 

Të shtunën:

Luftëtari – Laçi                       0-1

Skënderbeu – Kastrioti        1-0

Kamza – Partizani                0-1

 

Renditja

Nr.       Skuadrat        Pikë

  1. Skënderbeu  26
  2. Partizani        25
  3. Laçi                 19
  4. Kukësi            19
  5. Flamurtari      18
  6. Teuta              18
  7. Tirana               9
  8. Luftëtari           9
  9. Kamza              8
  10. Kastrioti   4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh