AlbanianSport.com 17/02/2024 17:10
ASNN – Superliga e Femrave, Skënderbeu nuk lëshon kreun, fitojnë edhe Partizani e Tirana që e ndjekin nga pas. Janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar në Volejboll për Femra, një javë e “qetë” dhe ku skuadrat pretendente për titull kanë fituar.
Skënderbeu mbron kreun pas fitores 3-0 ndaj Teutës (25-16, 25-11, 25-18), ndeshje e luajtur në Korçë dhe dominuar nga vendaset. Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mundi pa shumë probleme Barleti Volejin në derbin kryeqytetas (25-12, 25-13, 25-18). Këto shifra
fiksohen edhe në fitoren 3-0 të Tiranës ndaj Lushnjës.
Në sfidën e luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, vajzat bardheblu dominuan në parket duke i marrë 3 setet përkatësisht 25-11, 25-19 dhe 25-8. Më e bukur ndeshja luajtur në Shkodër, mes Vllaznisë e Pogradecit, dy ekipe që synojnë “play-off”-in e titullit.
Vendaset fituan 3-2 (25-22, 18-25, 20-25, 25-18, 15-10) pas dy orësh lojë. Dy pikë të rëndësishme për Vllazninë, që i afrohet 4-shes së parë, ndërsa liqenoret janë ende larg më të mirave.
Kampionatit Kombëtar
Volejboll – Femra
Superliga
Java e 10-të:
Partizani – Barleti Volley 3-0
Vllaznia – Pogradeci 3-2
Skënderbeu – Teuta 3-0
Tirana – Lushnja 3-0
Renditja
- Skënderbeu 28 pikë
- Partizani 27 pikë
- Tirana 24 pikë
- Barleti Volej 15 pikë
- Vllaznia 13 pikë
- Pogradeci 10 pikë
- Teuta 3 pikë
- Lushnja 0 pikë